Anija turistike italiane “Costa Allegra”, e cila po lundronte në Oqeanin Indian, është marrë tani në rimorkim nga një anije franceze peshkimi. Mbrëmë në anije shpërtheu zjarr, i cili çoi në disfunksionimin e motorëve të anijes 20 milje larg Ishujve Sishel.