×
Koreja e Jugut, 2013

Zëvendëspresidenti i SHBA-së Xhozef Bajden (Joseph Biden) mbërriti në Japoni për të diskutuar me Kryeministrin Shinzo Abe, në radhë të parë, situatën e shkaktuar nga krijimi prej Republikës Popullore të Kinës (RPK) të zonës së identifikimit të mbrojtjes ajrore të saj në Detin e Kinës Lindore. Pakënaqësinë e vet prej hapave të ndërmarrë nga Kina e shprehu edhe Koreja e Jugut.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut porositi në SHBA modernizimin e gjuajtësit "KF-16C/D Block 52 Fighting Falcon".

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do ta shndërrojë rezidencën presidenciale të Koresë së Jugut në një "det zjarri" në përvjetorin e tretë të bombardimit të ishullit koreanojugor Yeonpyeong pranë kufirit të përbashkët.

Koreja e Jugut do të zhvillojë këtë javë stërvitje ushtarake intensive, të cilat i përkushtohen përvjetorit të tretë të bombardimit të ishullit kufitar të saj prej ushtarakëve koreanoveriorë.

Udhëheqësi i Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) Kim Jong-Yun ka urdhëruar intensifikimin në vend të propagandës kundër udhëheqjes së Republikës së Koresë fqinje me në krye Presidenten Park Geun-Hye, njofton Agjencia informative koreanojugore Yonhap.

Koreja e Jugut ka si qëllim të nxjerrë në orbitën rreth Hënës një satelit të vetin dhe më pas të dërgojë në sipërfaqen e këtij trupi qiellor një robot të vogël eksplorues.

Republika e Koresë në asnjë rrethanë nuk do ta njohë statusin e Koresë së Veriut si vend me potencial bërthamor, deklaroi Presidentja koreanojugore Park Geun-Hye.

Presidentit rus Vladimir Putin iu dha brezi dhe diploma e nderit e Grand Master 9 Dan në artin marcial tradicional korean Taekwondo.

Ministria e Sigurimit Shtetëror e Koresë së Veriut njoftoi mbi arrestimin e një spiuni koreanojugor, i cili ishte infiltruar në Republikën socialiste.

Koncerni amerikan i prodhimit të avionëve Boeing nënshkroi me kompaninë koreano-jugore Korea Air një memorandum mirëkuptimi, në bazë të të cilit planifikohet konvertimi i helikopterëve të patrullimit MD 500 në aparate fluturues pa pilot.

Republika e Koresë nuk ka ndërmend të marrë pjesë në sistemin rajonal të SHBA-së të Mbrojtjes antiraket në Azinë Verilindore, deklaroi Ministri i Mbrojtjes i vendit, Kim Kwan-jin.

Koreja e Veriut mban rob 516 qytetarë të Koresë së Jugut, të kapur pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit në korrik të vitit 1953 që i dha fund Luftës së Koresë.

Koreja e Veriut i propozoi Koresë së Jugut të bashkohen në një federatë, njoftojnë mediat shtetërore koreanoveriore.

Autoritetet e Koresë së Veriut janë kërcënuar të asgjësojnë aeroplanmbajtësen amerikane që ndodhet në afërsi të vendit, duke dënuar fuqishëm stërvitjet e përbashkëta ushtarako-detare të Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Kompania Samsung promovoi zyrtarisht në Korenë e Jugut smartphone e ri "Galaxy Round", të pajisur me një ekran të lakuar dhe të mbyllur në trupin e formës përkatëse.

Koreja e Veriut ka akuzuar SHBA-në për "provokim ushtarak" në Gadishullin Korean në vend të garantimit të atmosferës së dialogut.

Ushtria e Koresë së Veriut është vënë në gatishmëri të lartë luftarake për shkak të planeve të Koresë së Jugut për zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta me SHBA-në.

Të hënën autoritetet e Koresë së Veriut deklaruan se do të japin një goditje parandaluese në rast të provokimeve ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe Koreja e Jugut.

Aeroplanmbajtësja bërthamore "George Washington", kryqëzori "Antietam" dhe shkatërruesi minambajtës "Preble" mbërritën në portin koreanojugor Busan, njoftoi përfaqësuesi i kontigjentit ushtarak amerikan në Korenë e Jugut.

Autoritetet e Koresë së Veriut dënuan ashpër paradën ushtarake, që u zhvillua ditën e martë në Korenë e Jugut me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura, duke e quajtur atë "demonstrim të konfrontimit", transmetojnë mediat koreanoveriore.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
18
19
20
22
23
24
26
27
28