×
Koreja e Veriut, Dhjetor 2013

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-Yun në përvjetorin e shpalljes së babait të tij dhe paraardhësit të Kim Jong Il "Udhëheqës i madh" vizitoi njësinë 526 të Ushtrisë Popullore të Koresë, duke urdhëruar gjatë kësaj ushtarakët për të qenë në gatishmëri të plotë për fillimin e një luftë pa paralajmërim, njoftojnë mediat e Koresë së Veriut.

Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA) ka fshirë nga faqja e vet e Internetit rreth 35.000 lajme në gjuhën koreane dhe rreth 100.000 artikuj të botuar në gjuhë të huaja deri më 1 tetor të vitit 2013.

Koreja e Veriut sot shënon përvjetorin e dytë të vdekjes së Kim Jong Il. Mijëra ushtarë të Koresë së Veriut u rreshtuan përpara mauzoleut në Phenian për t’i deklaruar besnikërinë e tyre të birit të Udhëheqësit të madh - Kim Jong-Yun.

Në Republikën Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) u ekzekutua Jang Sung-Taek, i cili deri kohët e fundit ka mbajtur postin e Zëvendës Kryetarit të Komitetit Shtetëror të Mbrojtjes, që ishte xhaxhai i Udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-Yun dhe konsiderohej si një nga figurat politike më me ndikim në vend.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
14
15
16
18
19
20
21
22
23
24
26
27
28
29
30
31