×
Koreja e Veriut, Shtator 2013

Administrata e Kanalit të Panamasë vendosi një gjobë prej 1 milion dollarësh për pronarët e anijes koreano-veriore, të vendosur nën arrest në korrik me një parti pajisjesh ushtarake në bord.

Shkencëtarët koreano-veriorë janë në gjendje të prodhojnë me forcat e veta komponentët themelorë të centrifugave për pasurimin e uraniumit, të cilat mund të përdoren për prodhimin e armëve bërthamore, mendon eksperti amerikan për çështjet e përhapjes së armëve bërthamore Joshua Pollack.

Koreja e Veriut ka mundësi të jetë duke përgatitur sërish lëshimin e një rakete balistike.

Autoritetet e Koresë së Veriut zhvilluan provat e motorit raketor me projektim të panjohur, të destinuar për raketat me rreze të gjatë veprimi, njoftoi ditën e hënë Instituti i SHBA-së dhe Koresë pranë "Johns Hopkins University".

Ushtaraket koreanojugorë qëlluan për vdekje me armë zjarri një qytetar vendas, i cili po përpiqej të kalonte në Korenë e Veriut, thuhet në një deklaratë të komandës.

Disa prova të tërthorta dëshmojnë se Koreja e Veriut ka filluar punën në Yongbyon, por pala ruse ende nuk ka të dhëna mbi rifillimin e punës së reaktorit, deklaroi një burim diplomatik në Moskë, duke komentuar mbi temën e mediave amerikane.

Koreja e Veriut ka filluar punimet për rivënien në punë të reaktorit me plutonium në Yongbyon.

Populli i Koresë së Veriut "do të mbështesë vazhdimisht dhe do të shprehë solidaritetin me qeverinë dhe popullin e Sirisë, të cilët po zhvillojnë një luftë të drejtë në mbrojtje të sovranitetit dhe sigurisë së vendit", thuhet në një telegram urimi dërguar sot nga Kryetari i parë Komitetit Kombëtar të Mbrojtjes së Koresë së Veriut, Kim Jong-Yun Presidentit të Sirisë, Bashar Al-Assad, me rastin e ditëlindjes së tij.

Pheniani dhe Seuli kanë rënë dakord për rifillimin e punës në kompleksin e përbashkët industrial Kaesong, duke filluar nga java e ardhshme, njoftuan zyrtarët e Koresë së Jugut.

Pheniani për herë të parë në histori do të lejojë ngritjen e flamurit dhe ekzekutimin e himnit të Koresë së Jugut në territorin e Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut riaktivizuan linjë telefonike ushtarake të komunikimit emergjent në kufi.

Gjatë 3 viteve të fundit Koreja e Veriut ka bërë përparim të konsiderueshëm në zhvillimet e veta bërthamore dhe në çdo kohë është e aftë të prodhojë armë bërthamore. 

Moska nuk i pranon përpjekjet e Phenianit për të shpallur në mënyrë të njëanshme veten si një fuqi ushtarake bërthamore, deklaroi sot Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Veprimet e SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut në Lindjen e Largët nuk i përgjigjen shkallës së rrezikut kërcënues që vjen nga Koreja e Veriut, deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

 

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
4
5
7
8
9
10
13
14
15
17
18
19
20
21
22
25
26
28
29
30