×
Koreja e Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-Yun në përvjetorin e shpalljes së babait të tij dhe paraardhësit të Kim Jong Il "Udhëheqës i madh" vizitoi njësinë 526 të Ushtrisë Popullore të Koresë, duke urdhëruar gjatë kësaj ushtarakët për të qenë në gatishmëri të plotë për fillimin e një luftë pa paralajmërim, njoftojnë mediat e Koresë së Veriut.

Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA) ka fshirë nga faqja e vet e Internetit rreth 35.000 lajme në gjuhën koreane dhe rreth 100.000 artikuj të botuar në gjuhë të huaja deri më 1 tetor të vitit 2013.

Koreja e Veriut sot shënon përvjetorin e dytë të vdekjes së Kim Jong Il. Mijëra ushtarë të Koresë së Veriut u rreshtuan përpara mauzoleut në Phenian për t’i deklaruar besnikërinë e tyre të birit të Udhëheqësit të madh - Kim Jong-Yun.

Në Republikën Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) u ekzekutua Jang Sung-Taek, i cili deri kohët e fundit ka mbajtur postin e Zëvendës Kryetarit të Komitetit Shtetëror të Mbrojtjes, që ishte xhaxhai i Udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-Yun dhe konsiderohej si një nga figurat politike më me ndikim në vend.

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do ta shndërrojë rezidencën presidenciale të Koresë së Jugut në një "det zjarri" në përvjetorin e tretë të bombardimit të ishullit koreanojugor Yeonpyeong pranë kufirit të përbashkët.

Udhëheqësi i Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) Kim Jong-Yun ka urdhëruar intensifikimin në vend të propagandës kundër udhëheqjes së Republikës së Koresë fqinje me në krye Presidenten Park Geun-Hye, njofton Agjencia informative koreanojugore Yonhap.

Periodikisht mediat botërore nisin të shkruajnë se Koreja e Veriut është në kufirin e reformave, të cilat do të fillojnë në të ardhmen shumë të afërt. Për herë të parë kjo ka ndodhur në vitin 1984. Por atëhere bota nuk pati fatin t’i shikojë në realizim e sipër reformat koreanoveriore. Ndërsa tani situata, me sa duket, ka ndryshuar.

Në Korenë e Veriut do të themelohet ekonomia e parë bazuar në shkencë, duke patur parasysh lëshimin e sukseshëm më 12 dhjetor të vitit të kaluar të satelitit artificial të Tokës "Kwangmyongsong-3" me ndihmën e raketëmbajtëses"Unha-3", deklaroi Kryeministri Pak Pong-Ju.

Republika e Koresë në asnjë rrethanë nuk do ta njohë statusin e Koresë së Veriut si vend me potencial bërthamor, deklaroi Presidentja koreanojugore Park Geun-Hye.

Në shtatë qytete në Korenë e Veriut që nga fillimi i nëntorit janë ekzekutuar gjithsej 80 persona, njoftoi gazeta koreano-jugore "Jungang Ilbo".

Ministria e Sigurimit Shtetëror e Koresë së Veriut njoftoi mbi arrestimin e një spiuni koreanojugor, i cili ishte infiltruar në Republikën socialiste.

Tezja e Liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Yun, ka marrë azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rreth 20 marinarë humbën jetën gjatë stërvitjeve, të cilat u mbajtën në Korenë e Veriut në tetor, njoftojnë mediat koreanoveriore.

Koreja e Veriut mban rob 516 qytetarë të Koresë së Jugut, të kapur pas nënshkrimit të marrëveshjes së armëpushimit në korrik të vitit 1953 që i dha fund Luftës së Koresë.

Lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-Yun, "i kushton një vëmendje të madhe marrëdhënieve koreano-ruse të miqësisë dhe bashkëpunimit".

Koreja e Veriut i propozoi Koresë së Jugut të bashkohen në një federatë, njoftojnë mediat shtetërore koreanoveriore.

Autoritetet e Koresë së Veriut janë kërcënuar të asgjësojnë aeroplanmbajtësen amerikane që ndodhet në afërsi të vendit, duke dënuar fuqishëm stërvitjet e përbashkëta ushtarako-detare të Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Koreja e Veriut ka akuzuar SHBA-në për "provokim ushtarak" në Gadishullin Korean në vend të garantimit të atmosferës së dialogut.

Shërbimi Kombëtar i Zbulimit i Koresë së Jugut konfirmoi sot faktin se në Korenë e Veriut është vënë sërish në punë reaktori bërthamor në Yongbyon.

Ushtria e Koresë së Veriut është vënë në gatishmëri të lartë luftarake për shkak të planeve të Koresë së Jugut për zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta me SHBA-në.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30