×
raketa, Gusht 2013

Në qytetin e shkencës në periferitë e Moskës - Zhukovskij - po vazhdon punën e vet Salloni i 11-të Ndërkombëtar i teknikës së Aviacionit dhe asaj Kozmike ("MAKS"). Pjesa e biznesit e kësaj ekspozite po përfundon dhe ne mund të flasim tashmë për dhjetra kontrata të nënshkruara për furnizimin e avionëve dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes për ta.

Rusia ka krijuar tashmë një raketë supersonike të aftë që të fluturojë me shpejtësi më shumë se 4.5 Mach (rreth 5.200 km/h), deklaroi në Sallonin Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013" në Zhukovskij në periferitë e Moskës Drejtori i Përgjithshëm i korporatës "Armatimi taktik raketor", Boris Obnosov.

Fundosja e nëndetëses “Sindurakshak” në portin indian të Mumbai ka provokuar reagime e debate të nxehta në komunitetin e ekspertëve. Versione në lidhje me shkakun e shpërthimit dhe rënies së zjarrit në bordin e submarinës janë paraqitur disa, por të gjithë ekspertët janë të një mendimi megjithatë se një nëndetëse të tillë kaq të besueshme mund ta merrte në qafë vetëm faktori njeri.

Në qarkun e Orenburg-ut (rajoni i Uraleve) filloi ndërtimi i një stacioni të ri radiolokacioni (radar) të tipit "Voronezh". Edhe një tjetër radar po i tillë i brezit të ri, pjesë e sistemit të paralajmërimit të hershëm të sulmeve raketore, po vihet në regjim operacional në rajonin e Irkutsk (Siberi Perëndimore). Ushtarakët premtojnë se deri në vitin 2018 rrjeti i radarëve më të fundit do të marrë mbi vete kontrollin e hapësirës ajrore mbi territorin e Rusisë.

Aviacioni izraelit bombardoi ditën e mërkurë komplekset e maskuara raketahedhëse të militantëve palestinezë në pjesën veriore të Rripit të Gazës, njoftoi shërbimi për shtyp i ushtrisë së Izraelit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
29
31