×
këngëtar, 2013

Fjalët e muzikantit legjendar amerikan të muzikës rock, Bob Dylan, në lidhje me qytetarët kroatë u bënë shkas për fillimin e një procesi gjyqësor në Francë.

Këngëtari kanadez dhe idhuli i adoleshentëve Justin Bieber mund të përballet me rrezikun e dënimit me deri 4 vjet heqje lirie për faktin që gjatë një koncerti në Buenos Aires fshiu dyshemenë e skenës me flamurin kombëtar të Argjentinës.

Të dielën në Amsterdam u zhvillua ceremonia vjetore e dorëzimit të çmimeve europiane në fushën e muzikës MTV European Music Awards, fituesit e të cilit përcaktohen nga votimi i publikut.

Justin Bieber ka investuar 1.1 milionë $ në një rrjet të ri social për adoleshentët, i cili është quajtur "Shots of Me".

Kënga e fundit e Eminem "The Monster", e regjistruar së bashku me këngëtaren Rihanna, zuri vendin e parë në Hit Parade kryesore britanike "The Official UK Top 40 Singles Chart".

Në New York City u zhvillua ceremonia e parë e dorëzimit të çmimeve muzikore të video portal-it më të madh YouTube.

Këngëtari, kitaristi dhe kompozitori amerikan Lou Reed ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare. Reed, karriera muzikore e të cilit zgjati plot 5 dekada, pati një ndikim të thellë në zhvillimin e muzikës rock.

Grupi muzikor amerikan i rrymës Metal Metallica mund të japë disa koncerte në Antarktidë, thuhet në website-in e sponsorit të turneve - kompanisë Coca-Cola.

Solisti i grupit legjendar gjerman të muzikës rock "Scorpions", Klaus Meine, bisedoi në telefon me pacientin e hospisit №1 të Moskës Aleksei Anjiçkin dhe i këndoi atij këngën e preferuar "Holiday".

Ky djalë gjenial është nga Uzbekistani, nga qyteti i Andixhanit. Ai është vetëm 4 vjeç dhe me origjinë uzbekistanase.

Muzikanti norvegjez Kristian "Varg" Vikernes do të dalë përpara gjyqit në Paris.

Albumi i ri i studios i Britney Spears do të quhet "Britney Jean", njoftoi këngëtarja në një intervistë për "Radio Capital".

Kompania-organizatore e turneve të fundit muzikorë të Michael Jackson AEG Live fitoi gjyqin ndaj familjes së Mbretit të ndjerë të musikës pop.

Në marrëdhënie me muzikantët e grupit "Bloodhound Gang" është hapur një çështje penale në lidhje me përdhosjen e flamurit rus.

Këngëtarja amerikane Madonna iu drejtua autoriteteve të vendit të saj me apelin për të mos kryer një operacion ushtarak në Siri.

Gazeta koreanojugore "Chosun Ilbo" njoftoi se më 20 gusht në Phenian u pushkatuan disa artistë të njohur, duke përfshirë edhe dy artistë të ansamblit të Unhasu Orchestra: ata u akuzuan për shkeljen e ligjit antipornografi dhe u pushkatuan tre ditë pas arrestimit.

I ringjallur dy vjet më parë nga kanali televiziv privat polak Polsat, Festivali muzikor i njohur në të gjithë Evropën me emrin Sopot Top of the Top Festival 2013 këtë vit për herë të parë ka bashkëpunuar me një partnere të huaj mediatike, e cila i siguroi atij pasqyrimin mediatik ndërkombëtar. Kjo partnere ishte Kompania Transmetuese Shtetërore Multimediale "Zëri i Rusisë".

Nesër do të fillojë Sopot Top of the Top Festival. Më 23-24 gusht audienca në sallë dhe audienca e kanalit televiziv Polsat në Poloni si dhe jashtë vendit do të shohin dhe do të dëgjojnë yjet e skenës muzikore botërore.

Dentisti kanadez, Michael Zuk, i cili bleu në një ankand dhëmbin e John Lennon, ka ndërmend të klonojë muzikantin legjendar.

Festivali Ndërkombëtar i Këngës në Sopot, i cili për dekada me radhë ka qenë mjaft i popullarizuar në mesin e rusëve, përjetoi, po ashtu si dhe vetë Polonia, shumë metamorfoza. Ai ka ndryshuar emrin e tij, organizatorët, partnerët e TV, skenat, mënyrën e financimit. I pandryshuar mbeti vetëm "Bilbili i qelibartë" - Çmimi kryesor i festivalit.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
23
24
26
27
28
29
30
31