×
sportist, 2014

Biatlonistët rusë fituan në stafetë dhe i sollën Rusisë medaljen 11-të të artë të Lojrave Olimpike në Soçi.

Vrapueset ruse me patina fituan medaljen e bronztë në garën ekipore në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi duke i sjellë kështu medaljen e 28-të Rusisë.

Ekipi i biatlonit (femra) i Rusisë u pozicionua i dyti në garën e stafetës në Lojrat Olimpike në Soçi duke i sjellë vendit medaljen e 24-t.

Sportisti rus Viktor An u bë medalist i artë i Lojrave Olimpike në Soçi në disiplinën e short track në distancën 500 metra.

Adelina Sotnikova është patinatorja e parë në historinë e sportit sovjetik dhe rus, e cila u bë mesaliste e artë në Olimpiadë në garat individuale.

Skiatorët rusë Maksim Vilegzhanin (Maxim Vylegzhanin) dhe Nikita Krjukov (Nikita Krukov) zunë vendin e 2-të në garën ekipore me ski stil klasik për meshkuj në Lojrat Olimpike të vitin 2014 në Soçi.

Snoubordisti Vic Wild, i cili përfaqëson ekipin kombëtar të Rusisë, fitoi medaljen e artë të Olimpiadës Dimërore 2014 në disiplinën e sllallomit paralel gjigand.

 

Patinatorja ruse Julia Lipnickaja (Julia Lipnitskaya), duke fituar në Lojrat Olimpike në Soçi medaljen e arit në kualifikimin e përgjithshëm ekipor, u bë kampionia më e re olimpike në historinë e patinazhit artistik mbi akull. Në turneun individual Julia është plotësisht e aftë për të fituar edhe një tjetër medalje olimpike. Po se çfarë medalje do të jetë ajo ari, argjendi apo bronzi, kjo do të bëhet e ditur më 20 shkurt në konkurrencën sportive në disiplinën e patinazhit artistik mbi akull për femra.

Në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi sot, më 19 shkurt, do të zhvillohen garat sportive për 8 komplete medaljesh olimpike.

Violinistja e famshme Vanessa Mae, e cila mori pjesë në Lojrat Olimpike në disiplinën e skive alpine si përfaqësuese e Tajlandës nën mbiemrin Vanakorn, debutoi me sukses në garën e sllallomit gjigand.

Sportisti rus Nikollai Oljunin u bë medalist i argjendtë në disiplinën e snowboard cross.

Sportisti rus Victor An fitoi medaljen e parë të artë në historinë e Rusisë në Lojrat Olimpike në disiplinën e short track, duke arritur i pari në vijën e finishit të garës 1000 metra në Soçi.

Sportistja ruse e disiplinës së freestyle Maria Komissarova të shtunën mori një traumë mjaft serioz gjatë kohës së stërvitjes në pistën olimpike të krosit për ski malore në Soçi dhe do të operohet, njoftohet në faqen e Internetit të Federatës Ruse të Freestyle.

Të shtunën në Lojrat Olimpike në Soçi do të do të zhvillohet konkurrenca sportive për 7 komplete medaljesh. Do të përcaktohen kampionët në disiplinën e skive alpine, ata të garave me ski, në short track, në vrapimin me patina mbi akull, në skeleton dhe kërcimet me ski nga trampolina.

Elena Nikitina i ka sjellë Rusisë medaljen e parë në historinë e Lojrave Olimpike në skeleton për femra, duke fituar medaljen e bronzit në Soçi.

Ekipi rus (femra) i disiplinës sportive të Kerlingut (Curling), vajzat e të cilit janë konsideruar nga përdoruesit e Internetit si skuadra më e bukur olimpike, mundën ekipin përfaqësues të Zvicrës në turneun rrethor të Lojrave Olimpike 2014 në Soçi.

Skeletonisti rus Aleksandër Tretiakov (Alexander Tretyakov) zë vendin e parë në fazën e ndërmjetme pas rrëshqitjes së parë në garat e skeletonit në Lojrat Olimpike në Soçi.

Në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi të premten, më 14 shkurt, do të zhvillohen garat sportive për 6 komplete të medaljeve Olimpike.

Patinatori i mirënjohur rus Evgeni Plushenko refuzoi pjesëmarrjen në turneun e patinazhit artistik mbi akull për meshkuj në Lojrat Olimpike në Soçi para programit të shkurtër.

Biatlonisti rus Evgenij Garanjiçev (Evgeniy Garanichev) fitoi medaljen e bronzit në garën individuale në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi, duke i sjellë ekipit kombëtar të Rusisë medaljen e dhjetë olimpike.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
19
20
21
23
24
25
26
27
28
29
31