×
sportist, Tetor 2013

Peshëngritësi rus Apti Auhadov fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes të mbajtur në Vrocvllave (Poloni), për kategorinë e peshës deri në 85 kg.

Bota, sportist, medalje ari, qytetarët rusë, atletika e rëndë, peshëngritje

Klubet e futbollit të Francës kanë premtuar të organizojnë një grevë fundjavën e fundit të nëntorit në shenjë proteste kundër planeve të qeverisë për të rritur taksat mbi milionerët deri në 75%.

Një vit pas hedhjes stratosferike rekord, të kryer më 14 tetor të vitit 2012 nga austriaku Felix Baumgartner, në Internet është publikuar filmimi i plotë në video i fluturimit të tij i bërë me ndihmën e një aparati fotografik të instaluar në skafandër.

Garuesi britanik Sean Edwards - lideri i Super Kupës Porsche për këtë sezon - humbi jetën në një aksident gjatë testeve private në Australi.

Kompleksi sportiv për garat e disiplinave alpine, me ski dhe ato të biatlonit, "Laura" është plotësisht i gatshëm për pranimin e Lojrave Olimpike Dimërore. Janë ndërtuar pistat e rrëshqitjes, infrastruktura përkatëse, janë zhvilluar tashmë testimet e tyre.

Testi dopingi i medalistes së bronztë të Olimpiadës së vitit 2012 në Londër për xhudo, Charline Van Snick, rezultoi pozitiv për kokainë. 

Tenistja ruse Maria Sharapova do të mungojë në turneun e fundit të Shoqatës së Tenisit për Femra (WTA), i cili do të mbahet nga 22 deri më 27 tetor në Stamboll.

Spanjolli Rafael Nadal pas dy vitesh u kthye në vendin e parë në rejtingun e Shoqatës së Tenistëve Profesionistë (ang. Association of Tennis Professionals, ATP).

Në Moskë filloi faza e parë e stafetës së pishtarit olimpik nëpër Rusi. Në ditën e parë të maratonës - 7 tetor - flaka sportive kaloi nëpër rrugët kryesore dhe vendet më të famshme të kryeqytetit rus. Gjatësia totale e rrugës ishte 33 kilometra dhe pishtari me simbolin e Olimpiadës kaloi nëpër duart e 204 pishtarëmbajtësve.

Në SHBA lajmet rreth Olimpiadës në Soçi mësohen jo vetëm nga mediat, por edhe nga agjitatorët e fushatës "Rruga për në Soçi-2014". Anëtarët e saj janë rusët me banim në Shtetet e Bashkuara.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
1
2
4
5
6
8
9
10
11
12
13
17
18
19
20
21
22
23
26
27
28
29
30
31