×
sportist, 2013

Kampioni botëror i boksit, sipas versionit të WBC, Vitali Kliçko (Klitschko) hoqi dorë nga titulli i vet, duke vendosur t’ia përkushtojë plotësisht veten politikës ukrainase.

Komiteti Olimpik Kombëtar i Lituanisë mori vendimin për të hequr shenjën e balltikasve "Kryqin e Perunit", e cila ngjan shumë me formën e kryqit të thyer, svastikën, nga uniformat e anëtarëve të ekipit olimpik të Lituanisë.

Skiatori venezuelian Cesar Baena iu drejtua Presidentit rus Vladimir Putin me kërkesën për të bërë të mundur një përfaqësim më të gjerë të vendeve në disiplinën sportive që ai ushtron në Olimpiadën në Soçi, duke përfshirë edhe sportistët nga vendet ekzotike që nuk kualifikohen për pjesëmarrje në Lojrat Olimpike Dimërore në bazë të sistemit aktual të kualifikimit të FIS.

Sulmuesi i klubit spanjoll të futbollit Barcelona, Lionel Messi, për shkak të dëmtimit që pësoi do të mungojë për 6-8 javë.

Kampioni olimpik në not, qytetari kinez Sun Yang, do të kalojë 7 ditë në burg për ngarje të makinës pa patentë.

Peshëngritësi rus Apti Auhadov fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes të mbajtur në Vrocvllave (Poloni), për kategorinë e peshës deri në 85 kg.

Bota, sportist, medalje ari, qytetarët rusë, atletika e rëndë, peshëngritje

Klubet e futbollit të Francës kanë premtuar të organizojnë një grevë fundjavën e fundit të nëntorit në shenjë proteste kundër planeve të qeverisë për të rritur taksat mbi milionerët deri në 75%.

Një vit pas hedhjes stratosferike rekord, të kryer më 14 tetor të vitit 2012 nga austriaku Felix Baumgartner, në Internet është publikuar filmimi i plotë në video i fluturimit të tij i bërë me ndihmën e një aparati fotografik të instaluar në skafandër.

Garuesi britanik Sean Edwards - lideri i Super Kupës Porsche për këtë sezon - humbi jetën në një aksident gjatë testeve private në Australi.

Kompleksi sportiv për garat e disiplinave alpine, me ski dhe ato të biatlonit, "Laura" është plotësisht i gatshëm për pranimin e Lojrave Olimpike Dimërore. Janë ndërtuar pistat e rrëshqitjes, infrastruktura përkatëse, janë zhvilluar tashmë testimet e tyre.

Testi dopingi i medalistes së bronztë të Olimpiadës së vitit 2012 në Londër për xhudo, Charline Van Snick, rezultoi pozitiv për kokainë. 

Tenistja ruse Maria Sharapova do të mungojë në turneun e fundit të Shoqatës së Tenisit për Femra (WTA), i cili do të mbahet nga 22 deri më 27 tetor në Stamboll.

Spanjolli Rafael Nadal pas dy vitesh u kthye në vendin e parë në rejtingun e Shoqatës së Tenistëve Profesionistë (ang. Association of Tennis Professionals, ATP).

Në Moskë filloi faza e parë e stafetës së pishtarit olimpik nëpër Rusi. Në ditën e parë të maratonës - 7 tetor - flaka sportive kaloi nëpër rrugët kryesore dhe vendet më të famshme të kryeqytetit rus. Gjatësia totale e rrugës ishte 33 kilometra dhe pishtari me simbolin e Olimpiadës kaloi nëpër duart e 204 pishtarëmbajtësve.

Në SHBA lajmet rreth Olimpiadës në Soçi mësohen jo vetëm nga mediat, por edhe nga agjitatorët e fushatës "Rruga për në Soçi-2014". Anëtarët e saj janë rusët me banim në Shtetet e Bashkuara.

Trajnimi i vullnetarëve për Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi tani është në kulmin e tij. Vullnetarët e Soçi-2014, ka shumë mundësi, të kenë shënuar tashmë më shumë se një rekord olimpik: për herë të parë vullnetarët po përgatiten jo vetëm në territorin e qytetit organizator, por në të gjithë Rusinë e madhe, për më tepër programi i trajnimit të vullnetarëve është më voluminozi në historinë e Lojrave Olimpike.

Në Lojrat Olimpike në Soçi shpresat kryesore të rusëve në sportin e sajave janë të lidhura me Albert Demçenkon dhe Tatjana Ivanovën.

Blerja e biletave do të jetë e mundur në faqen zyrtare të Internetit për shitjen e biletave të Lojrave Olimpike Dimërore dhe Lojrave Paralimpike Dimërore të vitit 2014: tickets.sochi2014.com.

Shtetasja amerikane Diana Nayad kaloi me not Ngushticën e Floridës, duke përshkuar 177 km nga Kuba deri në brigjet e Shteteve të Bashkuara.

Tenistja ruse Maria Sharapova nuk do të marrë pjesë në Kampionatin e Hapur të Tenisit në SHBA  (ang. US Open).

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
9
10
11
12
13
14
16
17
18
19
20
23
24
25
26
27
28
29
30
31