×
elektrostacion atomik, Shtator 2013

Korporata shtetërore ruse "Rosatom" filloi punimet për ndërtimin e bllokut të katërt energjetik të centralit bërthamor Tianwan në Kinë.

Valët e shkaktuara nga tajfuni dëmtuan rrethimin, i cili parandalon përhapjen e grimcave radioaktive përtej portit të centralit bërthamor të dëmtuar "Fukushima-1", njoftoi kompania-operatore e centralit TEPCO.

Reaktori i parë i energjisë i elektrostacionit atomik iranian "Bushehr" është gati për t'u vënë në punë që nga shtatori 24 i këtij viti. Për këtë njoftoi Ndihmësi i Presidentit të Rusisë, Juri Ushakov. Ky informacion u konfirmua nga Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi.

"Në takimin e fundit të Komisionit ndërqeveritar të Iranit dhe Rusisë për çështjet ekonomike palët arritën marrëveshjen për ndërtimin e centraleve të reja bërthamore", - deklaroi Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi.

Sot nën kontrollin e plotë të Iranit transferohet reaktori i parë i energjisë i elektrostaacionit atomik "Bushehr" të ndërtuar me pjesëmarrjen e Rusisë, njoftoi Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi.

Specialistët japonezë, të cilët po punojnë në centralin bërthamor që pësoi avari "Fukushima-1", po ngrenë në det një mur 5 metra larg nga vija bregdetare, për të parandaluar krejtësisht përhapjen e substancave radioaktive në oqean.

Korporata shtetërore e energjisë atomike "Rosatom" po fillon punët në lidhje me ndërtimin e një centrali bërthamor në Bangladesh, njoftoi Drejtor i Përgjithshëm i Korporatës shtetërore, Sergei Kirienko, duke folur në një sesion të Konferencës së Përgjithshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA).

Në Japoni u pezullua përkohësisht puna e reaktorit të fundit operativ të centralit bërthamor japonez "Oi", i cili ndodhet në jugperëndim të ishullit të Honshu.

Autoritetet ruse morrën vendimin parimor për të përmbushur dëshirat e Iranit lidhur me dy çështje kryesore - furnizimin me sistemet e raketave të modifikuara të mbrojtjes kundërajrore "S-300" dhe ndërtimin e reaktorit të dytë të centralit bërthamor në Bushehr.

Korporata shtetërore ruse "Rosatom", kompania britanike "Rolls-Royce" dhe kompania energjetike finlandeze "Fortum" nënshkruan një marrëveshje mbi bashkëpunimin në studimin e çështjes për ndërtimin dhe shfrytëzimin e një centrali bërthamor në Britaninë e Madhe, thuhet në një njoftim të korporatës shtetërore "Rosatom".

Qeveria e Japonisë premtoi të shpenzojë 500 milionë $ për likujdimin e rrjedhjes së rrezatimi dhe dezinfektimin e ujit në centralin bërthamor "Fukushima-1".

Kryeministri japonez Shinzo Abe u zotua se qeveria e vendit së shpejti do të marrë masat e nevojshme për pastrimin e elektrostacionit atomik "Fukushima-1" nga substancat radioaktive.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
4
6
7
8
9
10
12
13
14
15
18
19
20
21
22
25
28
29
30