×
elektrostacion atomik, 2013

Kompania "Rusatom Overseas" - filiali veprues jashtë shtetit i Korporatës Shtetërore për Energjinë Atomike të Rusisë "Rosatom" - ka nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e centralit bërthamor "Hanhikivi 1" në Finlandë.

Partia e fundit e uraniumit të pasuruar rus nga mbushjet e demontuara bërthamore, e destinuar për konvertim në karburant për centralet bërthamore, mbërriti në qytetin amerikan të Baltimore.

Operatori i centralit bërthamor "Fukushima -1", korporata energjetike më e madhe në Japoni TEPCO, do të çmontojë jo vetëm katër reaktorët e dëmtuar të centralit bërthamor, por edhe dy të tjerët, të cilët teknikisht janë në rregull dhe janë në të ashtuquajturën gjendje "ndalesë e ftohtë".

Një robot i telekomanduar në distancë zbuloi për herë të parë të çarat, nga të cilat rrjedh uji radioaktiv prej reaktorit të bllokut të parë të energjisë të centralit të dëmtuar bërthamor "Fukushima-1" në Japoni.

Ekspertët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike të enjten morën mostrat e para të ujit të detit për të kontrolluar nivelin e kontaminimit të ujërave territoriale të Oqeanit Paqësor në afërsi të centralit bërthamor japonez, që pësoi avari, "Fukushima-1".

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 ballë ra ditën e premte në verilindje të Japonisë.

Kompania operatore e centralit bërthamor japonez "Fukushima-1" - TEPCO - po merr masa për zgjidhjen e problemit të ruajtjes së ujit radioaktiv në elektrostacionin që pësoi avari në lidhje me afrimin e tajfunit "Francisco".  

Gjatë dy ditëve të fundit përmbajtja e stronciumit-90 radioaktiv në sistemin e drenazhit në centralin bërthamor të dëmtuar japonez "Fukushima -1" u rrit 12 herë, njoftoi kompania-operatore e centralit bërthamor Tokio Electric Power (TEPCO).

Në ujërat e shiut që rrodhën përtej barrierave mbrojtëse përreth cisternave të magazinimit të substancës së lëngshme të ndotur në centralin bërthamor "Fukushima -1", u zbulua stroncium-90 radioaktiv.

Kompania operatore e centralit bërthamor japonez "Fukushima-1" TEPCO njoftoi mbi zbulimin ditën e enjte të një niveli të lartë radioaktiviteti, i cili tejkaloi shifrat e të mërkurës me 6.500 mijë herë, pranë njërit prej rezervuarëve me ujë radioaktiv.

Rrezatimi brenda digës mbrojtëse në centralin bërthamor "Fukushima-1" ka arritur një nivel rekord që nga momenti i avarisë që ndodhi në mars të vitit 2011, njoftoi kompania-operatore Tokyo Electric Power (TEPCO), e cila është përgjegjëse për centralin bërthamor.

Operatori i elektrostacionit atomik që pësoi avari - "Fukushima-1", kompania TEPCO pranoi mundësinë e derdhjes në oqean të ujit radioaktiv nga një rezervuar, ku ai ruhej pas ftohjes së reaktorëve apo pas pompimit nga stacionet e ambjenteve nëntokësore.

Jashtë digës mbrojtëse të centralit bërthamor të dëmtuar japonez "Fukushima-1" u derdhën të paktën 430 litra ujë radioaktiv, njoftoi kompania-operatore e centralit bërthamor TEPCO.

Një reaktor bërthamor në jug të Suedisë rinisi të punojë pas një ndërprerje 3-ditore të punës, të shkaktuar nga një akumulim i kandilëve të detit, njoftoi të mërkurën kompania-operatore OKG Aktiebolag.

Hapja ceremoniale e plaformës së ndërtimit dhe vënies së gurit të themelit të elektrostacionit të parë atomik të vendit "Ruppur" u zhvillua rreth 160 kilometra larg kryeqytetit të Bangladeshit, në ceremoni morën pjesë Kryeministri i vendit Sheikh Hasina Wajed dhe Drejtori i Përgjithshëm i korporatës shtetërore ruse "Rosatom", Sergei Kirienko.

Korporata shtetërore ruse "Rosatom" filloi punimet për ndërtimin e bllokut të katërt energjetik të centralit bërthamor Tianwan në Kinë.

Valët e shkaktuara nga tajfuni dëmtuan rrethimin, i cili parandalon përhapjen e grimcave radioaktive përtej portit të centralit bërthamor të dëmtuar "Fukushima-1", njoftoi kompania-operatore e centralit TEPCO.

Reaktori i parë i energjisë i elektrostacionit atomik iranian "Bushehr" është gati për t'u vënë në punë që nga shtatori 24 i këtij viti. Për këtë njoftoi Ndihmësi i Presidentit të Rusisë, Juri Ushakov. Ky informacion u konfirmua nga Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi.

"Në takimin e fundit të Komisionit ndërqeveritar të Iranit dhe Rusisë për çështjet ekonomike palët arritën marrëveshjen për ndërtimin e centraleve të reja bërthamore", - deklaroi Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi.

Sot nën kontrollin e plotë të Iranit transferohet reaktori i parë i energjisë i elektrostaacionit atomik "Bushehr" të ndërtuar me pjesëmarrjen e Rusisë, njoftoi Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, Ali Akbar Salehi.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
10
11
12
13
14
16
17
19
20
21
23
24
26
27
28
29
31