×
Bjellorusia, Shkurt 2012
Kriza në marrëdhëniet mes Bjellorusisë dhe BE-së është shndërruar tashmë në një konflikt mjaft të mprehtë diplomatik.
Sanksionet e BE-së kundër Bjellorusisë nuk do të ndikojnë në proceset e integrimit midis Moskës dhe Minskut, deklaroi Kryeministri i Rusisë, kandidati presidencial Vladimir Putin.
Këshilli i BE-së miratoi zyrtarisht vendosjen e sanksioneve të reja kundër Bjellorusisë. Për këtë flitet në deklaratën e organit legjislativ të Bashkimit Evropian.
Bjellorusia ka ndërmarrë një përçapje, demarsh diplomatik në përgjigje të sanksioneve të BE-së kundër saj. Bjellorusia tërhoqi Përfaqësuesin e vet të përhershëm në Bashkimin Evropian dhe Ambasadorin bjellorus në Poloni.
Bashkimi Evropian do të zgjerojë listën e personave “non grata” për të nga Bjellorusia.
Uzina bjelloruse e prodhimit të automjeteve “BelAZ” po përgatitet për të filluar prodhimin e kamionëve vetëshkarkues pa shofer. Tashmë janë krijuar prototipat e parë eksperimentalë të automjeteve të tilla.
Banka e Bjellorusisë emetoi dhe lëshoi në qarkullim kartmonedhën e re me vlerë prej 200 mijë rubla bjelloruse (rreth 24 $). Deri tani kartmonedha më e madhe në Republikë ka qenë ajo me vlerë 100 mijë rubla bjelloruse.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29
Shkurt 2012
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2012
1
2
3
4
5
6
7
8
9
11
12
13
14
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27