×
eksporti

Prodhimi i naftës në Rusi do të rritet në bazë të përfundimeve të vitit në vazhdim me 1.2% - deri në 523.2 milionë ton, eksportet e gazit rus në të njëjtin vit do të rriten me 8% - deri në 193 miliardë metra kub, njoftohet në raportin e Ministrisë së Energjetikës të Federatës Ruse.

Rusia aty nga viti 2020 mund të arrijë në sferën e eksporteve të armëve vëllimin prej rreth 50 miliardë dollarë në vit, deklaroi Zëvendës kryeministri i Rusisë Dimitri Rogozin.

Ukraina deri në vitin 2020 llogarit të plotësojë totalisht nevojat e saj për gaz natyror, njoftoi Presidenti i vendit, Viktor Janukoviç.

Koncerni "Kallashnikov" zgjeroi gamën e eksportit të armëve luftarake, njoftoi ditën e mërkurë Sekretarja për shtyp e koncernit, Elena Fillatova.

Kryeministri rus Dimitri Medvediev deklaroi të mërkurën mbi nevojën për të krijuar kushtet për rritjen e eksporteve të gazit rus dhe rritjen e pjesës së Rusisë në tregun global të gazit.

Përmbushja e kontratës për furnizimin e armëve ruse në Irak tashmë ka filluar, njoftoi këshilltari i Kryeministrit të Irakut, Ali Al Musawi.

Furnizimi me armë i grupeve ilegale minon bazat e sigurisë në botë.

Aktualisht rreth një e treta e tregtisë globale të gazit i bie për pjesë gazit të lëngshëm natyror (LNG). Edhe pse në vitin 2011 ritmet e rritjes u ngadalësuan, ekspertët i parashikojnë një "të ardhme të ndritur" këtij tregu. Në vitin 2015 do të vihen në punë disa ndërmarrje për prodhimin e LNG-së në Azi dhe Australi.

Në Gjermani shpërtheu një skandal politik. Qeveria pranoi se dy vjet më parë ka furnizuar në Siri substanca, të cilat përdoren në prodhimin e armëve kimike. Mbi detajet e këtij skandali Radiokompnanisë "Zëri i Rusisë " i tregoi Kryeredaktori i revistës nacional-konservatore gjermane "Zuerst", Manuel Ochsenreiter.

Rusia është duke rritur pjesën e vet në tregun botëror të armëve dhe teknikës ushtarake. Kompania "Rosoboroneksport" që në fillim të shtatorit ka realizuar 75% të planit vjetor për eksportin e armëve. Vëllimi i shitjeve të armëve dhe teknikës ushtarake jashtë vendit për më pak se 9 muaj ka arritur në 9.7 miliardë dollarë. Siç pritet, gjithsej do të shiten jo më pak armë se vitin e kaluar, që domethënë në shumën prej 1.3 miliardë dollarë.

Kompania ruse "Rosoboroneksport" në fillim të shtatorit të vitit 2013 ka kryer 75% të planit vjetor të shitjes së armëve dhe pajisjeve ushtarake jashtë vendit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon në një bisedë telefonike me Presidentin amerikan, Barack Obama, i kërkoi atij kohë për përfundimin e punës së ekspertëve për armët kimike në Siri.

Rusia zuri vendin e parë në botë përkatësisht numrit të gjuajtësve të rinj multi-funksionalë të eksportuar dhe ka shans të ruajë lidershipin për furnizimet e ardhshme që priten të bëhen brenda një afati të shkurtër kohor.

Kompania "Helikopterët e Rusisë" planifikon që deri në vitin 2020 të prodhojë 870 helikopterë me vlerë gati 9 miliardë euro, më shumë se 200 prej tyre - për eksport.

Sipas rezultateve të gjysmës së parë të vitit 2013 pjesa e Bashkimit Evropian në qarkullimin tregtar të Rusisë u rrit deri në 50.1%.

Prodhuesi rus i automobilave të lehtë "AvtoVAZ" (russ. "АвтоВАЗ") ka dërguar partinë e parë të makinave "Lada Granta" për eksport në Evropë.

Kompania ruse "Gazprom", sipas të dhënave paraprake, në korrik të vitit 2013 rriti furnizimet e gazit në vendet e huaja me 29% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar - deri në 14.037 miliardë m³, thuhet në njoftimin e holdingut rus të gazit.

Qeveria britanike ka miratuar më shumë se 3.000 transaksione eksporti për shitjen e pajisjeve ushtarake në vendet, në të cilat, sipas autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, ka probleme me respektimin e të drejtave të njeriut, u deklarua nga Dhoma e Komunave.

Presidenti rus Vladimir Putin ka formuluar detyrat kyçe që do të duhet të zgjidhen nga Vendet Eksportuese të Gazit. Midis tyre - përpunimi i qëndrimit solidar përkatësisht çështjeve që kanë të bëjnë me formimin e çmimeve të gazit. Arritja e këtyre qëllimeve do të kontribuojë në zhvillimin e infrastrukturës së transportit të gazit dhe në rritjen e sigurisë së furnizimeve, theksoi ai në Samitin e Vendeve Eksportuese të Gazit që po mbahet aktualisht në Moskë.

Presidenti rus Vladimir Putin vëren një sfidë serioze në rritjen e presionit ndaj vendeve eksportuese të gazit. "Pozitat e këtij burimi të energjisë në tregun global po vijnë duke u forcuar, por ndërkaq po rritet edhe presioni mbi vendet eksportuese.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30