×
eksperti, Shtator 2013

Grupi i ekspertëve të OKB-së mbi armët kimike u largua të hënën nga Damasku, duke përfunduar hetimin e njoftimeve lidhur me përdorimin e armëve kimike.

Ekspertët e OKB-së do të rikthehen në Siri, për të vazhduar hetimin e rastit të përdorimit të armëve kimike në gusht të këtij viti.

Ekspertët rusë theksojnë përputhjen jo të plotë të zgjedhjeve më Gjermani me standardet zgjedhore të Këshillit të Evropës dhe OSBE-së. Sipas mendimit të analistëve politikë, ligji zgjedhor në Gjermani ka nevojë për një rishikim serioz.

Rusia pret një kthim të menjëhershëm të ekspertëve të OKB-së në Siri për të përfunduar hetimin e rasteve të përdorimit të dyshuar të armëve kimike, duke përfshirë edhe ato në periferi të Aleppo-s, deklaroi Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin.

Raporti i ekspertëve të OKB-së mbi përdorimin e armëve kimike në Siri konfirmoi përdorimin e gazit paralizues të nervave Sarin në periferi të Damaskut Huta më 21 gusht. Por në dokument nuk ka përgjigje për pyetjen se kush i ka përdorur armët kimike. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara, Britania e madhe dhe Franca kanë deklaruar tashmë se të dhënat e raportit tregojnë qartë përdorimin e gazit Sarin nga ana e Ushtrisë siriane.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
19
20
21
22
23
26
27
28
29