×
fakte interesante, Tetor 2013

Në Zimbabve 4 shkolla fillore në krahinën e South Matabeleland u mbyllën për shkak të sulmeve mbi to të disa krijesave të frikshme (Goblins).

Lideri i Partisë Popullore të Indisë, Narendra Modi, i cili vitin e ardhshëm synon të luftojë për postin e Kryeministrit të vendit, njoftoi zyrtarisht fillimin e ndërtimit të statujës më të lartë në botë.

Numri maksimal i erupsioneve vullkanike në të gjithë historinë e vëzhgimeve, të cilat zhvillohen në Gadishullin e Kamçatkës që nga fillimi i shekullit XX, është regjistruar në vitin 2013.

Në qytetin Picayune (Mississippi) banorët lokalë vunë re një kafshë të pazakonshme, e cila disave u ngjasoi me çupakabrën legjendare.

Një peshk i llojit marlin i kapur gjatë peshkimit hodhi njërin prej peshkatarëve nga varka.

Në shtetin amerikan të Texas-it një burrë i mbijetoi goditjes së dyfishtë të rrufesë. Casey Wagner dhe miqtë e tij i zuri një stuhi e fortë në rrugë që i detyroi të strehoheshin nën një pemë.

Hitet e Britney Spears rezultuan të jenë një armë e fuqishme kundër piratëve somalezë.

Njeriu më i gjatë në botë, shtetasi turk Sulltan Kosen, gjatësia e të cilit arrin deri në 2.51 metra, u martua.

Në supermarketet e Norvegjisë ndaluan shitjen e "duarve të prera".

Skulptori avangardist i famshëm çek David Cerny vendosi përballë rezidencës së Presidentit të Republikës Çeke një skulpture 10 metërshe të lartë me ngjyrë të purput në formën e një gjesti me gishtin e mezit, duke protestuar kundër kthimit të komunistëve në pushtet.

Një banor i New York-ut e ka shkelur në mënyrë të përsëritur bllokadën ekonomike të Kubës nëpërmjet pëllumbave-kontrabandistë.

Në qytetin e Hirosaki në prefekturën veriore jeponeze të Aomorit u volën mollë të pazakonta - me portrete të njerëzve të famshëm.

Aeroplanmbajtësja e Forcave Ushtarako-Detare amerikane "Forrestal" e nxjerrë jasht përdorimit u shit për skrap vetëm për 1 cent.

Inxhinierët e Institutit japonez të teknikës robotike të ngjashme me njeriun (HRI) i mësuan robotit antropomorf "Wabian-2" ecjen njerëzore.

Është hera e dytë brenda një jave që në një nga plazhet e Kalifornisë deti nxjerr në breg një peshk-gjarpër gjigand (Regalecus glesne) me një gjatësi mbi 4 metra.

Në muzeun e Institutit Smithson (Smithsonian Institution) në Uashington u prezantua bioroboti i parë, i prodhuar nga 28 pjesë artificiale të trupit të njeriut.

Ky djalë gjenial është nga Uzbekistani, nga qyteti i Andixhanit. Ai është vetëm 4 vjeç dhe me origjinë uzbekistanase.

Qeveria e Indisë ka organizuar një ekspeditë arkeologjike në kërkim të 1.000 ton ari, të fshehur në rrënojat e një pallati të lashtë mbretëror.

Eklipsi i fundit hënor i sivjetëm do të ndodhë natën duke u gdhirë 19 tetori, ai do të jetë jo i plotë, por gjysmëhije - drita e natës do të reduktohet vetëm me 0.79 të diametrit të saj.

Së shpejti nuk do të jetë më e nevojshme të kërkohet një shoqëri e mirë për ta zbukuruar mbrëmjen me një gotë verë.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
3
5
6
7
12
13
19
20
21
23
25
26
27