×
fakte interesante, Gusht 2013

Shpellat Sablinskie - ky është një nga ato vende në hartën e Rusisë, i cili për shumë e shumë vite me radhë ka qenë një objekt krejtësisht i mbyllur. Njerëzit e zakonshëm nuk dinin praktikisht asgjë rreth tij. Ata pak njerëz, që patën mundësinë të shkonin atje, tregonin më pas për gjëra të panjohura, të pakuptueshme që ndodhnin në thellësitë e këtyre shpellave.

Më shumë se 165 mijë persona kanë shprehur dëshirën për të shkuar përgjithmonë në Mars. 

Një grup studiuesish rusë u kthye nga ekspedita në brigjet e liqenit mongol Hyargas Nuur. Rusët kanë provuar të zbulojnë origjinën e gjurmëve, të cilat duken periodikisht në breg të liqenit. Ato mund t’i përkasin ndonjë zvarraniku të madh.

Gjatë fjalimit të tij, në një konferencë në Itali, profesori dhe gjeokimisti Steven Benner deklaroi se me sa duket jeta në Tokë ka lindur si rrjedhojë e pluhurit ose shkëmbinjve të Marsit që u gjendën në hapësirën ​​ndërplanetare pas përplasjes me ndonjë meteorit ose si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm vullkanik.

Ditën e mërkurë në bregun e lumit Iset në qytetin rus të Ekaterinburgut (kryeqyteti i Uraleve), i cili është një nga kandidatët kryesorë për zhvillimin e Ekspozitës Universale Botërore - Expo 2020, u vu re një krokodil i vërtetë, i cili së fundmi deklaroi për veten në Twitter, ku menjëherë filloi të komunikojë në mënyrë aktive me përdoruesit.

Ish-Kryeministri bullgar Bojko Borisov u bë lojtari më i moshuar i të gjitha kohërave që ka dalë në fushën e lojës në një ndeshje të kampionatit vendas.

Sot mbush plot 100 vjet Sirena prej bronzi në Kopenhagen, e cila hyn në dhjetëshen e monumenteve më të famshme të botës.

Dentisti kanadez, Michael Zuk, i cili bleu në një ankand dhëmbin e John Lennon, ka ndërmend të klonojë muzikantin legjendar.

Tenistja ruse Maria Sharapova u drejtua në gjykatën e shtetit të Floridës me kërkesën për ndryshimin e përkohshëm të mbiemrit të saj nga Sharapova në Sugarpova.

Një shtetase e Zelandës së Re, të cilën e kishte zënë gjumi në timon, përshkoi 300 km gjatë një nate.

Në kopshin zoologjik të Shën Petersburgut pas lindjes së këlyshit të tyre një çift gibonësh filloi të këndojë këngë.

Qeveria e Territorit Verior të Australisë vendosi të anulojë veprimin e ligjit me moshë shekullore, i cili shpallte të jashtëligjshme hedhjen e fallit me letra Taro dhe magjinë.

Në Kinë mbyllën përkohësisht kopshtin zoologjik, në të cilin një qen ishte paraqitur si të qe luan, njoftuan mediat lokale.

Shkencëtarët vërtetuan se majmunët mund të mësohen të zhyten në ujë dhe të notojnë.

Moska u pozicionua në vendin e pestë me vlerësimin 8.33 pikë në renditjen e qyteteve të mëdha të botës me hotele, pronarët e të cilëve i kushtojnë një vëmendje shumë të madhe higjienës dhe rregullave sanitare, vihet në dukje në materialet e shërbimit online falas të rezervimit të hoteleve në mbarë botën, Hotel.info.

Korrelacionin direkt midis nivelit të intelektit dhe fuqisë së besimit e vendosi një ekip studiuesish të Universitetit të Rochester, të kryesuar nga Miron Zuckerman.

Intensiteti i shiut meteor të Perseids, i cili arriti kulmin e aktivitetit në mbrëmjen e së hënës, tejkaloi parashikimet e astronomëve.

Një djalë 7-vjeçar, i cili kishte humbur në Australi, u shpëtua nga një kangur femër, e cila e ngrohu atë me nxehtësinë e trupit të saj në një natë dimri.

Në xhunglat e pjesës qendrore të Vjetnamit u gjet një burrë, i cili që prej 40 vjetësh jetonte me djalin e tij në mënyrë krejtësisht të izoluar nga qytetërimi, njoftuan të enjten mediat vjetnameze.

Më 22 korrik në spitalin e Shën Marisë në Londër Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit u erdhi në jetë fëmija i parë, i cili mori automatikisht titullin - Shkëlqesia e Tij Princi i Kembrixhit.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
6
10
11
12
17
18
22
24
25
27
31