×
sigurimi, Shtator 2013

Sot siguria në hapësirën e informacionit global është ndoshta garancia kryesore e sigurisë së gjithë komunitetit botëror. Ky është përfundimi në të cilin arritën pjesëmarrësit e konferencës së pestë ndërkombëtare "Besim dhe siguri në shoqërinë e informacionit" në Shangai. "Zëri i Rusisë" dëgjoi pikëpamjet e disa ekspertëve, të cilët morën pjesë në forumin e informacionit.

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro u detyrua të hiqte dorë nga udhëtimi për në Nju Jork, ku ai duhej të mbante një fjalim në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për shkak se kundër tij ishin përgatitur provokime, deklaroi ai në një intervistë për televizionin lokal.

Shërbimet britanike të sigurisë, nga frika e kryerjes së akteve të terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar, të ngjashme me sulmin terrorist në qendrën tregtare në Nairobi, kanë filluar të kontrolljnë të gjithë qytetarët e Britanisë së Madhe, të cilët kanë simpatizuar më parë rebelët e "Al-Shabab".

Gjuajtësit e Forcave Ushtarake Ajrore amerikane "F-16" neutralizuan dhe detyruan të uleshin në një nga aeroportet tre avionë të vegjël që iu afruan hapësirës ajrore mbi New York, në të cilën përkohësisht janë ndaluar fluturimet.

Situata në destinacionet turistike egjiptiane mbetet e qetë, njoftoi Drejtoresha e Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë Maja Llomidze.

Rregullat e reja të sigurisë të miratuara nga Ambasada amerikane në Moskë, dekurajuan shumë vizitorë që vijnë në zyrën konsullore për të marrë vizë.

Në Kajro u ndërpre qarkullimi i trenave në metro, menjëherë pasi dy bomba u gjetën në një nga stacionet, njoftoi zëdhënësi i policisë.

Shtetet e Bashkuara për herë të parë testuan elementët e sistemit të mbrojtjes antiraket, duke lëshuar nga deti njëherazi dy raketa interceptore me koka që shkëputen në drejtim të objektivit, njoftoi Pentagoni.

Ministri i Mbrojtjes i SHBA-së, Chuck Hagel, ka ndërmend të zhvillojë kontrollimin e sistemit të sigurisë në objektet ushtarake amerikane në mbarë botën.

Specialistët japonezë, të cilët po punojnë në centralin bërthamor që pësoi avari "Fukushima-1", po ngrenë në det një mur 5 metra larg nga vija bregdetare, për të parandaluar krejtësisht përhapjen e substancave radioaktive në oqean.

Rusia dhe shtetet e tjera anëtare të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) planifikojnë të zgjerojnë bashkëpunimin ushtarak në kuadër të Sistemit të përbashkët të mbrojtjes kundërajrore, njoftoi Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Gjeneral-Koloneli, Oleg Ostapenko.

Ushtria egjiptiane vazhdon të kryejë operacione kundër ekstremistëve në veri të Gadishullit të Sinait, njoftuan të martën mediat lokale.

Gjuajtësit japonezë u ngritën sot në ajër pas një alarmi për neutralizimin e një avioni pa pilot, përkatësia shtetërore e të cilit nuk dihet. 

Të dielën autoritetet izraelite dislokuan sistemin e tyre të mbrojtjes kundërajrore "Iron Dome" në zonën e Jeruzalemit, njoftuan mediat lokale.

Kompania egjiptiane e hekurudhave vendosi të mos rifillojë qarkullimin e trenave deri të mërkurën për arsye sigurie.

Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion pranë Tel Avivit u mbyll përkohësisht mëngjesin e 3 shtatorit, pas një sulmi nga ana e dy palestinezëve.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
2
4
5
6
7
8
12
13
14
15
16
21
22
23
25
27
28
29
30