×
sigurimi, 15 shkurt 2013
Kompania “Saab” nënshkroi një kontratë me Ministrinë suedeze të Mbrojtjes për zhvillimin e gjuajtësve “JAS 39 Gripen” të gjeneratës së ardhshme.
Trupat e këmbësorisë të Koresë së Jugut zhvilluan të premten qitje me artileri në territorin e provincës Gangwon-Do, që shtrihet në kufi me Korenë e Veriut.
Pakistani testoi sot me sukses raketën balistike "Hatf-2", të aftë të mbajë si mbushje konvencionale, ashtu edhe bërthamore. Për këtë njoftoi shërbimi për shtyp i ushtrisë së vendit.
Shkencëtarët koreanojugorë nuk mundën të gjenin gjurmë rrezatimi në mostrat e ajrit të marra mbi ujërat territoriale të Detit të Japonisë pas provës bërthamore në Korenë e Veriut.
Zëvendëskryeministri i Rusisë Dimitri Rogozin deklaroi mbi aktualitetin e bashkimit të vendeve kryesore të botës me qëllim të parandalimit të pushtimit të Tokës nga trupat jashtëtokësore.
Me sa duket Koreja e Veriut po modernizon kozmodromin Musudan-ri në verilindje të vendit, njoftojnë ekspertët amerikanë të Universitetit Johns Hopkins, duke iu referuar imazheve satelitore.
Trupat qiellorë, rënia e të cilëve është regjistruar të mërkurën në rajonin e Uralit, në zonën pranë Vollgës (Povollzhie) si dhe në Kazakistan, ishin fragmente të një meteori që shpërtheu në qiell. Sipas vlerësimeve të Akademisë së Shkencave të Rusisë, ai ishte me një diametër rreth disa dhjetëra metra, peshonte gati 10 ton dhe fluturoi drejt Tokës me një shpejtësi prej 15-20 kilometra për sekondë.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2013
2
3
9
10
16
17
23
24