×
sigurimi, 2013

Shefi i Departamentit për Siguri dhe Çarmatim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mihaill Uljanov (Mikhail Ulyanov), njoftoi të mërkurën se Rusia dhe Kina do të garantojnë sigurinë e ngarkimit dhe nxjerrjes së armëve kimike në ujërat territoriale të Sirisë.

SHBA-ja është gati të tërheqë plotësisht trupat nga Afganistani nëse marrëveshja dypalëshe e sigurisë nuk do të nënshkruhet, deklaruan në Shtëpinë e Bardhë.

Koreja e Jugut do të zhvillojë këtë javë stërvitje ushtarake intensive, të cilat i përkushtohen përvjetorit të tretë të bombardimit të ishullit kufitar të saj prej ushtarakëve koreanoveriorë.

Sekretari për shtyp i Presidentit të Rusisë, Dimitri Peskov, mendon se komunikimi qeveritar që ekziston në vend mundëson mbrojtjen e sigurisë së bisedave të zyrtarëve të lartë të vendit.

Në jug të Rumanisë filluan punët për dislokimin e kompleksit evropian të mbrojtjes antiraket që po krijohet nga SHBA-ja dhe NATO. Në ish bazën ushtarake ajrore në Deveselu aty nga viti 2015 do të vendoset kompleksi multi-qëllimor amerikan i mbrojtjes kundërajrore "Aegis", i cili është i pajisur me raketa interceptuese "Standard-3".

Në qytetin gjerman Leuna (territori federal i Sachse-Anhalt) në pjesën qendrore të vendit janë gjetur sot substanca kimike luftarake, të ruajtura që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, njoftoi policia lokale.

Korporata Google prezantoi shërbimin e quajtur Project Shield që ka për qëllim mbrojtjen e faqeve të Internetit nga sulmet kibernetike të motivuara politikisht.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Venezuelës ka vënë zyrtarisht në veprim 6 grupe monitorimi dhe kontrolli të hapësirës ajrore në përbërje të Komandës së bashkuar të mbrojtjes ajroro-kozmike të sapokrijuar në Forcat Ushtarake Ajrore të vendit (CODAI).

Ministria e Mbrojtjes e Brazilit ka ndërmend deri në mes të vitit 2014 të nënshkruajë një kontratë me Rusinë për blerjen e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore për të mundësuar sigurinë në Lojrat Olimpike Verore në vitin 2016.

Hetuesit arrestuan dy vahabistë nga Kaukazi i Veriut, të cilët po përgatisnin një sulm terrorist në qarkun e Kirovit, gjatë të cilit mund të humbisnin jetën qindra njerëz, njoftoi të martën Zëdhënësi i Komitetit Hetimor të Rusisë Vladimir Markin.

Përpara godinës së Dumës Shtetërore të Rusisë në qendër të Moskë është vendosur një mbrojtje e përforcuar.

Qeveria braziliane ka filluar zhvillimin e një poste elektronike të sigurtë, e cila do të mbrojë korrespondencën zyrtare nga shërbimet e inteligjencës amerikane.

Iniciativa ruso-kineze mbi strukturën e përgjithshme të sigurisë në rajonin e Azi-Paqësorit u miratua nga Samiti i Azisë Lindore (EAS) në Brunei, njoftoi gazetarët në Bandar Seri Begawan Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Ushtria e Koresë së Veriut është vënë në gatishmëri të lartë luftarake për shkak të planeve të Koresë së Jugut për zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta me SHBA-në.

Në Britaninë e Madhe nis punën Agjencia Kombëtare e Antikrimit (NCA). Objektivi kryesor i organizatës do të jetë lufta kundër grupeve të krimit të organizuar, të cilat janë rreth 6.000.

Masat e sigurisë në Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi nuk do të shkaktojnë mungesë komforti për mysafirët dhe pjesëmarrësit e tyre. Nuk planifiohet të aplikohet ndonjë lloj "regjimi i veçantë" në periudhën e zhvillimit të garave konkurruese, por gjithsesi disa masa të caktuara sigurisht që do të merren.

Një njeri hodhi veten në erë natën e kaluar në një pikë kontrolli në kufirin ruso-ukrainas.

Ambasada ruse në Tripoli u sulmua të mërkurën në mbrëmje, konfirmoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Sot siguria në hapësirën e informacionit global është ndoshta garancia kryesore e sigurisë së gjithë komunitetit botëror. Ky është përfundimi në të cilin arritën pjesëmarrësit e konferencës së pestë ndërkombëtare "Besim dhe siguri në shoqërinë e informacionit" në Shangai. "Zëri i Rusisë" dëgjoi pikëpamjet e disa ekspertëve, të cilët morën pjesë në forumin e informacionit.

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro u detyrua të hiqte dorë nga udhëtimi për në Nju Jork, ku ai duhej të mbante një fjalim në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për shkak se kundër tij ishin përgatitur provokime, deklaroi ai në një intervistë për televizionin lokal.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
5
6
12
13
14
15
17
18
19
20
22
23
24
26
27