×
anketim

Site më i madh i njohjeve në botë "Badoo" ka publikuar listën e traditave më të çuditshëm të festimeve të Vitit të Ri në vende të ndryshme të botës. Në këtë studim janë përfshirë më shumë se 7.000 përdorues të faqes.

Siç dëshmojnë studimet sociologjike, në Rusi numri i besimtarëve që praktikojnë Ortodoksinë dhe Islamin rezulton në rritje, ndërkohë që numri i njerëzve, të cilët e konsiderojnë veten ateistë, po vjen duke u reduktuar.

Ky është viti i tretë radhazi kur "Njeriu i Vitit", sipas mendimit të qytetarëve rusë, është bërë Presidenti i vendit Vladimir Putin. Dhe, duhet thënë, se qytetarët e Rusisë në vlerësimin e tyre, që i bëjnë Kryetarit të shtetit, nuk janë të vetëm. Revista amerikane "Forbes" e ka quajtur Udhëheqësin rus njeriun më me ndikim në vitin 2013.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u njoh sërish nga qytetarët rusë si "Njeriu i Vitit", njoftuan sociologët e Fondit "Opinioni Publik".

Rusët janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë para për festat e fundvitit. Ekspertët parashikojnë se shpenzimet për dhurata, ushqime, qerasje dhe argëtime do të rriten këtë vit me 13 për qind. Buxheti i përfaqësuesve të klasës së mesme ruse, i llogaritur për periudhën e festave, është pothuajse i krahasueshme me atë evropian.

Numri i amerikanëve, të cilët e miratojnë politikën e Barack Obamës si President i Shteteve të Bashkuara, ka rënë në një tregues rekord të ulët - 37%, sipas një sondazhi të opinionit publik të kryer nga kanali televiziv CBC News. Ndërsa 57% e të anketuarve refuzojnë të mbështesin politikat e Presidentit.

Rusia dhe SHBA-ja janë mjaft afër me një Luftë të re të Ftohtë. Sipas të dhënave të sociologëve, të një mendimi të tillë janë tashmë gjysma e rusëve dhe amerikanëve.

Më shumë se gjysma e qytetarëve të BE-së - 51% - besojnë se politikat shtrënguese, të ndjekura nga vendet e komunitetit, kanë dështuar pa sjellë rezultatet e pritura, publikoi të enjten të dhënat e anketimit shërbimi sociologjik Gallup.

Shumica e amerikanëve besojnë se Vladimir Putin ishte shumë më efikas se Barack Obama në zgjidhjen e situatës me armët kimike siriane.

Sondazhi i opinionit publik, rezultatet e të cilit u njoftuan të mërkurën nga kompania Gallup, dëshmoi se shumica dërrmuese e amerikanëve - 72% - përkrahin planin rus për Sirinë.

Shumica e amerikanëve e cilësojnë si të dështuar politikën e jashtme të Obamës.

Shumica e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara, sipas rezultateve të një anketimi, kundërshtojnë operacionin ushtarak në Siri dhe besojnë se kjo do të çonte në rritjen e ndjenjave anti-amerikane në Lindjen e Mesme dhe nuk do të zgjidhë detyrat që parashtrohen.

Vendimin për dhënien e azilit të përkohshëm politik ish-agjentit të CIA-s, Edward Snowden, në Rusi e mbështesin 37% e qytetarëve rusë, dëshmojnë rezultatet e publikuara sot të një sondazhi të zhvilluar nga Qendra kombëtare ruse e studimit të opiniot publik.

Princesha Diana, e cila humbi jetën në një aksident automobilistik 16 vjet më parë, kryesoi listën e personazheve të famshëm, të cilët banorët e SHBA-së do të dëshironin të ringjallnin. Rejtingu i pazakontë u përpilua nga revista "Vanity Fair", duke u bazuar në intervistimin e një mijë amerikanëve.

 

Vendi më i bukur i Rusisë, sipas mendimit të shumicës së qytetarëve të saj, është liqeni i Bajkalit, njoftuan ekspertët e "Levada-Center".

Refuzimi i takimit me Kryetarin e shtetit rus, Vladimir Putin, nga ana e Presidentit të SHBA-së Barack Obama nuk do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe, mendojnë rusët.

Një pjesë e konsiderueshme e ukrainasve nuk do ta mbështeste shpalljen e pavarësisë së vendit, nëse ata tani do të përballeshin me një zgjedhje të tillë.

"Krenari", "pozitivizëm", "optimizëm", "frymëzim" dhe "entuziazëm" - me këto fjalë i përshkruajnë emocionet e tyre qytetarët rusë.

Në përputhje me rezultatet e anketimit, më shumë se gjysma e banorëve të Izraelit (rreth 55%) janë të gatshëm të votojnë në referendum "pro" marrëveshjes së paqes me palestinezët, shkroi të mërkurën gazeta "Haaretz".

Sipas të dhënave të një studimi të Qendrës mbarëruse të Hulumtimit të Opinionit Publik (WCIOM), i cili iu dedikua druajtjeve, shumica e rusëve sot ia ka frikën vendosjes me banim në Rusi të njerëzve të nacionaliteteve të tjera.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30