×
Shën Petersburgu, 6 shtator 2013

Liderët e "G-20" mendojnë se ëahtë i nevojshëm përqendrimi i mëtejshëm i përpjekjeve për daljen nga kriza financiare dhe ekonomike më e gjatë në historinë moderne, thuhet në Deklaratën e Shën Petersburgut të miratuar në bazë të përfundimeve të Samitit të "G-20".

Me miratimin e deklaratës përfundimtare në Shën Petersburg u mbyll programi zyrtar i Samitit 2-ditor të "G-20".

SHBA-ja dhe vendet e tjera, duke nisur një operacion ushtarak në Siri, e vënë veten në një pozicion të jashtëligjshëm. Për këtë deklaroi më 6 shtator Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në konferencën përfundimtare për shtyp të Samitit të "G-20".

Marrëdhëniet ruso-italiane janë duke u zhvilluar dhe kjo do të vazhdojë, u vu në dukje në takimin e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe Kryeministrit të italisë, Enrico Letta, në Samitin e "G-20" në Shën Petersburg, tregoi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" korespondentja e Agjencisë italiane të lajmeve "TM news", Cristina Giuliano.

Destabilizimi i situatës në Lindjen e Mesme në kohë të vështira për nga pikëpamja ekonomike është joproduktiv, pasi ky rajon furnizon botën me burime energjetike, deklaroi Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një konferencë shtypi në bazë të përfundimeve të Samitit "G-20".

Liderët e "G-20" mendojnë se rritja ekonomike mund të arrihet nga ndërveprimi i qeverisë, biznesit dhe sindikatave.

Ekonomisë botërore i nevojitet një zhvillim i qëndrueshëm, dhe jo vetëm sigurimi kundër përsëritjeve akute të krizës, deklaroi Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në sesionin e dytë të Samitit të "G-20".

Vendet e "G-20" ranë dakord për heqjen dorë nga proteksionizmi në tregti deri në vitin 2016, u tha gazetarëve sherpa (përfaqësuesja) e Rusisë në "G-20" Ksenia Judaeva.

Dita e dytë dhe e fundit e Samitit të "G-20" në Shën Petersburg i dedikohet luftës kundër papunësisë, si dhe stimulimit të investimeve dhe rritjes ekonomike.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
4
7
8
9
10
12
13
14
15
16
17
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30