×
kufiri, 2013

Ushtarakët turq qëlluan me armë zjarri mbi një vajzë 7-vjeçare refugjate nga Siria, e cila po përpiqej të kalonte kufirin siriano-turk.

Bullgaria në shkurt do të përfundojë ndërtimin e gardhit 33 km të gjatë prej teli me gjemba në kufirin me Turqinë për të kufizuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm në vend, njoftoi Ministri i Mbrojtjes Angel Najdenov.

Sistemet raketore siriane të mbrojtjes kundërajrore morrën në shenjë një gjuajtës "F-16" të Forcave Ushtarake Ajorore turke, i cili po kryente një fluturim të planifikuar mbi krahinën turke të Hatay, dhe e mbajtën atë në shënjestër për 20 sekonda, njoftoi Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë turke.

Rojet kufitare turke shkëmbyen zjarr me kontrabandistët, të cilët po përpiqeshin të transportonin nga Siria në territorin e Turqisë një sasi të madhe lëndësh kimike që mund të përdoren për prodhimin e armëve kimike.

Japonia ngriti në ajër gjuajtësit e vet "F-2" për kapjen e avionit të Forcave Ushtarake Ajrore të Rusisë, i cili fluturoi sot mbi ujërat e Detit të Japonisë.

Rojet kufitare ruse filluan të vendosin tela me gjemba në kufirin me Ukrainën.

Autoritetet e Venezuelës njoftuan se gjatë fundjavës u qëlluan dhe rrëzuan dy avionë me motor të lehtë, të cilët kishin kaluar kufirin ajror të vendit ilegalisht.

Të mërkurën pozicionet e grupit radikal ISIL («Shtet islamik në Irak dhe Levant") pranë qytetit të Azazit u qëlluan me 4 predha artilerie nga Forcat e Armatosura turke.

Në samitin e ardhshëm të BE-së, i cili do të mbahet më 24-25 tetor, në mes tjerash do të shtrohet për diskutim edhe çështja e alokimit të fondeve për përsosjen e politikave të migracionit. Për këtë njoftoi Përfaqësuesi zyrtar i Komisionit Evropian, Michele Cercone.

Forcat Ajrore të vetëmbrojtjes së Japonisë që nga korriku deri në shtator të këtij viti të paktën 80 herë kanë dërguar gjuajtësit për kapjen e avionëve kinezë për shkak të druajtjes së shkeljes të hapësirës ajrore të vendit.

Gjuajtësit e Forcave Ushtarake Ajrore të Vetëmbrojtjes japoneze u ngritën në ajër të mërkurën për shkak se tre avionë rusë u shfaqën në afërsi të territorit të vendit.

Turqia filloi ndërtimin e mureve në pjesët e kufirit me Sirinë, të cilat kalohen më shpesh në mënyrë të paligjshme.

Një njeri hodhi veten në erë natën e kaluar në një pikë kontrolli në kufirin ruso-ukrainas.

Estonia nënshkroi marrëveshjen me vlerë 8,2 milionë € për financimin e rindërtimit të vendkalimeve në pikat kufitare që ndajnë qytetin estonez të Narva-s me atë rus të Ivangorodit.

Një makinë e minuar shpërtheu ditën e martë në anën siriane të Bab al-Hawa - pika kryesore e kalimit në kufi me Turqinë.

Helikopteri ushtarak sirian që u rrëzua të hënën në kufirin siriano-turk, po kryente një mision zbulimi dhe shkeli aksidentalisht hapësirën ajrore të Turqisë, thuhet në deklaratën e Forcave të Armatosura siriane.

Ushtaraket koreanojugorë qëlluan për vdekje me armë zjarri një qytetar vendas, i cili po përpiqej të kalonte në Korenë e Veriut, thuhet në një deklaratë të komandës.

Aeroplanët e NATO-s identifikuan vizualisht avionin rus "IL-20", i cili po fluturonte përgjatë kufijve të jashtëm të ujrave territoriale të Letonisë.

Gazeta e botuar në Londër në gjuhën arabe "Asharq Al-Awsat" njoftoi se Turqia ka dislokuar bateritë e raketave "tokë-ajër" përgjatë kufirit të saj me Sirinë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës njoftoi se Kina nuk sheh asnjë arsye për të negociuar me Japoninë në lidhje me ishujt e diskutueshëm në Detin e Kinës Lindore.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
3
4
5
6
7
9
10
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
25
26
27
29
30
31