×
negociata, Janar 2014

Ekspertët e Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara pas takimit dypalësh në Gjenevë ranë dakord për të rritur presionin mbi delegacionet e qeverisë dhe opozitës të Sirisë, njoftoi të mërkurën një burim diplomatik në Gjenevë.

Në Bashkimin Evropian shpresojnë se në takimin e ardhshëm BE-Rusi, që do të mbahet në Soçi, palët do të mund të rikthehen tek përparimi në marrëdhëniet e ndërsjellta, deklaroi sot Kryetari i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, në konferencën për shtyp të mbajtur pas takimit të sotëm në Bruksel.

Bisedimet dypalëshe midis përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës së Sirisë, të cilat ishin planifikuar të fillonin në mëngjesin e 24 janarit, janë shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak të ngurrimit dhe mosdëshirës së opozitës siriane për ta mbajtur këtë takim në prezencë të të Dërguarit të posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe, Lakhdar Brahimi, deklaroi Këshilltarja e Presidentit të Sirisë, Buseina Shaaban.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas shprehu shpresën se Rusia do të luajë një rol qendror në rregullimin e problemeve të Lindjes së Mesme.

Udhëheqësit e opozitës ukrainase Vitali Kliçko (Vitali Klitschko) Arseni Jasenjuk (Arseny Yatsenyuk) dhe Oleg Tjagnibok (Oleg Tyahnibok) do të vazhdojnë negociatat me autoritetet e vendit për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon ka tërhequr ftesën e bërë prej tij delegacionit iranian, duke refuzuar të pranojë si parakusht krijimin e qeverisë kalimtare në Siri.

"Rusia ka luajtur një rol vendimtar në organizimin e konferencës së paqes "Gjeneva-2".

Moska dhe Damasku janë të prirura t’i përmbahen të njëjtit mendim se "Gjeneva-2" është projektuar për të ndaluar gjakderdhjen në Siri dhe për ta ruajtur vendin si shtet sovran e laik me sigurimin e të drejtave të barabarta për të gjitha grupet etnike dhe fetare, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pas takimit të sotëm me homologun e tij sirian Walid Muallem.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
19
20
22
25
26
27
29
31