×
negociata, Dhjetor 2013

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe Lideri palestinez Mahmoud Abbas që prej disa vjetësh kanë komunikuar mes tyre me anë të ndërmjetësve në Londër, njofton të enjten faqja e Internetit e gazetës më të madhe izraelite "Yedioth Ahronoth".

Vendet e BE-së janë të ndjeshme dhe sillen me mirëkuptim ndaj nevojës për të diskutuar situatën rreth Ukrainës në format tripalësh me Rusinë.

Bashkimi Evropian dhe Ukraina kanë rifilluar bisedimet mbi asocimin. Palët ia hynë punës për diskutimin e afateve dhe kushteve të nënshkrimit të Marrëveshjes. Ndërkohë në Kiev po vazhdojnë aksionet masive të protestës. Sipas vlerësimeve të MPB-së të Ukrainës, në Sheshin e Pavarësisë (Majdan) janë mbledhur rreth pesë mijë protestues.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksei Meshkov në bisedimet me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Evangelos Venizelos, në Athinë preku temën e "Partneritet Lindor" dhe parashtroi qëndrimin e Rusisë mbi rëndësinë e mosndërhyrjes në punët e brendshme të Ukrainës.

Liderët e partive opozitare ranë dakord për të marrë pjesë në takimin me Presidentin ukrainas Viktor Janukoviç, deklaroi zëdhënësi i opozitës nga skena e ngritur në Sheshin e Pavarësisë (Majdan) në Kiev.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në kuadër të dialogut politik midis Rusisë dhe BE-së, do të mbajë më 16 dhjetor në Bruksel një takim në formatin e një drekë pune me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Catherine Ashton, njoftoi Dikasteri diplomatik rus.

Ukraina mund ta nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në që në pranverë, vërtetë, në qoftë se do të arrihet një kompromis, deklaroi ish- Presidenti ukrainas Leonid Kravçuk pas përfundimit të mbledhjes së jashtëzakonshme rreth "tryezës së rrumbullakët" me pjesëmarrjen e presidentit aktual dhe tre kryetarëve të mëparshëm të shtetit në Kiev, njofton korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) i janë afruar shumë arritjes së marrëveshjes për kthimin Emirateve të tre ishujve të diskutueshëm në Gjirin Persik, njoftojnë burime të afërta me negociatat.

Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç ka mbështetur idenë për të mbajtur një tryezë të rrumbullakët kombëtare me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës për të gjetur një kompromis në vend.

Protestat në qendër të Kievit nuk po rreshtin. Përfaqësuesit e opozitës kërkojnë me këmbëngulje dorëheqjen e qeverisë. Ndërkohë, nga kryeqyteti ukrainas për në Bruksel dhe Moskë po nisen për negociata dy delegacione zyrtare. Sipas fjalëve të Kryeministrit Mykola Azarov, Ukraina shpreson të merret vesh me BE-në mbi kushte të favorshme për vendin. Megjithatë, ai theksoi se Kievi ka për qëllim gjithashtu "forcimin e partneritetit strategjik me Federatën Ruse".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
2
3
5
6
7
8
11
12
14
15
17
18
19
20
21
22
23
24
25
27
28
29
30
31