×
Kisha katolike, Mars 2013
Roma është pushtuar aktualisht nga ethet e pritjes. Vetëm një ditë ka mbetur deri në momentin e hipjes në fron të Kreut të ri të Kishës Katolike Romake - Pontifikut Françesku. Në bazë të rezultateve të Konklavës, e cila u mbajt më 12 dhe 13 mars, ai u bë Kardinali argjentinas Jorge Mario Bergoglio.
Papa i ri i Romës Françesku u bëri thirrje kardinalëve të kenë besim tek e ardhmja e ndritur e Kishës Katolike.
Papa i ri i Romës, i zgjedhur nga Konklava në Cappella Sistina të Vatikanit, u bë Kardinali argjentinas 76-vjeçar, Arqipeshkvi i Buenos Aires Jorge Mario Bergoglio. Faktin, që Pontifiku i ri nuk është nga Evropa, ekspertët e quajnë pothuajse shansin e fundit për Vatikanin, i cili nuk po mundet të gjejë dot mirëkuptim në Europën laike.
"Jeta jonë - lëvizje, qëllimi ynë - krijimi. Krijimi i Kishës", - këto fjalë shqiptoi në meshën e tij të parë Papa i ri i Romës - Françesku.
Teologu kroat me ndikim dhe gazetari Drago Pilsel në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" shprehu shpresën se Papa i ri do të mund të ndikojë pozitivisht në rrjedhën e luftërave botërore dhe konflikteve.
I paraqitur përpara Krishtit Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez mund të ketë ndikuar në zgjedhjen e latinoamerikanit në fronin e Papës së ri, mendon i Ngarkuari i përkohshëm me plotfuqishmëritë e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.
Kisha Orthodhokse Ruse e mirëpriti zgjedhjen e Papës së ri, Kryepeshkopit 76-vjeçar
Pontifiku i 266-të i Romës u bë argjentinasi 76-vjeçar i lindur në Buenos Aires, Kardinali Jorge Mario Bergoglio. Ai u zgjodh në fund të ditës së dytë të mbajtjes së Konklavës. Në historinë e Kishës Katolike ky është i pari kardinal jo-evropian, që zë fronin e Shën Pjetrit.
Papa i ri zgjodhi emrin Françesk në nder të Shën Françeskut të Asizit. Administrata e Fronit të Shenjtë sqaroi se emri zyrtar i Papës së ri është Françesk dhe jo Françesku i Parë, siç u njoftua nga mediat.
Konklava, e cila u hap më 12 mars në Vatikan, zgjodhi të mërkurë
Tymi që doli nga oxhaku i sobës së instaluar në Cappella Sistina, ku po
Tymi i parë nga oxhaku i sobës së instaluar në Cappella Sistina, ku m
Njëqind e pesëmbëdhjetë kardinalë do të mblidhen më 12 mars në Cappella Sistine të Vatikanit për të zgjedhur Papën e ri. Askush tani për tani nuk është në gjendje të parashikojë saktësisht se kur do të shpallë Konklava emrin e Pontifikut të 266-të të Selisë së Shenjtë. Shpresohet se kjo do të ndodhë para 24 marsit - të Dielës së Palmave katolike. Dhe me siguri para të Dielës së Pashkës - më 31 mars.
Data e fillimit të Konklavës, e cila do të zgjedhë Papën e ri, do të përcaktohet të premten pasdite me orën lokale, tha sot Zëdhënësi i Selisë së Shenjtë Federico Lombardi.
Të mërkurën Kolegji i Kardinalëve nuk arriti të përcaktonte dot datën e fillimit të Konklavës për zgjedhjen e Papës së ri. Kardinalët nuk duan të përshpejtojnë ngjarjet.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Mars 2013
Kalendari i ngjarjeve
Mars 2013
2
3
4
7
9
10
16
17
19
20
21
22
23
24
25
26
28
29
30
31