×
Kisha katolike

Në qytetin italian të Rieti, 100 km nga Roma, një murgeshë e re e manastirit lokal lindi një fëmijë. Djalin e quajtën Françesk në nder të Papës së Romës - Françeskut. Mbi babanë e foshnjës nuk dihet asgjë.

Papa i Romës Françesku ditën e enjte krijoi një komitet special për eliminimin e dhunës seksuale ndaj fëmijëve nga ana e klerikëve, njoftoi Kardinali nga SHBA-ja, Sean Patrick O'Malley.

Banorët e Kroacisë, në referendumin e zhvilluar të dielën, votuan për ndalimin e martesave mes personave të të njëjtit seks, duke mbështetur përkufizimin e qartë të martesës në kushtetutën e vendit si një bashkim midis burrit dhe gruas.

Presidenti Vladimir Putin në kuadër të vizitës së tij dy-ditore në Itali u takua më 25 nëntor me Papa Françeskun, Presidentin e Republikës Giorgio Napolitano dhe të Dërguarin e posaçëm të OKB-së për rajonin e Sahel të Afrikës, Romano Prodi. Vizita e Udhëheqësit rus në Itali ka ngjallur një interes mjaft të madh që para fillimit të saj.

Vatikani ndërmorri një hap të pazakontë dhe lansoi një sondazh në mbarë botën për të kuptuar se çfarë mendojnë besimtarët katolikë në lidhje me mësimet e Kishës mbi martesën dhe jetën familjare.

Qindra mijëra besimtarë nga Argjentina morën pjesë në një pelegrinazh në një nga tempujt më të nderuar të vendit - në bazilikën e Nënës së Perëndisë "Basilica de Nuestra Senora" në qytetin Lujan, 60 km larg nga Buenos Aires.

Papa i Romës Françesku deklaroi se homoseksualët duhet të integrohen në shoqëri. Sipas mendimit të tij, priftërinjtë me orientim homoseksual duhen falur, ndërsa mëkatet e tyre të harrohen.

Papa i Romës Françesku kaloi ditën e radhës të vizitës së vet të mbushur plot me ngjarje të larmishme në Rio de Janeiro. Të enjten atij iu dorëzua çelësi simbolik i qytetit. Pontifiku bekoi flamurët e Lojrave Olimpike dhe Paralimpike, që do të mbahen në Rio në vitin 2016.

Kisha e Anglisë ka kërkuar ndjesë zyrtarisht për disa raste të abuzimit seksual me fëmijët nga ana e priftërinjve anglikanë dhe për faktin që nuk ka qenë në gjendje të parandalojë një gjë të tillë.

Papa Françesku vendosi të kanonizojë Papën Gjon Pali II, i cili ndërroi jetë në vitin 2005, njoftoi të premten Vatikani.

Kisha Katolike në Venezuelë deklaroi se i kanë mbaruar rezervat e verës dhe se ajo që ka mbetur nuk mjafton për përfundimin e shërbesës fetare.
Kisha Katolike Romake në Brazil çkishëroi një prift për shkak të
Roma është pushtuar aktualisht nga ethet e pritjes. Vetëm një ditë ka mbetur deri në momentin e hipjes në fron të Kreut të ri të Kishës Katolike Romake - Pontifikut Françesku. Në bazë të rezultateve të Konklavës, e cila u mbajt më 12 dhe 13 mars, ai u bë Kardinali argjentinas Jorge Mario Bergoglio.
Papa i ri i Romës Françesku u bëri thirrje kardinalëve të kenë besim tek e ardhmja e ndritur e Kishës Katolike.
Papa i ri i Romës, i zgjedhur nga Konklava në Cappella Sistina të Vatikanit, u bë Kardinali argjentinas 76-vjeçar, Arqipeshkvi i Buenos Aires Jorge Mario Bergoglio. Faktin, që Pontifiku i ri nuk është nga Evropa, ekspertët e quajnë pothuajse shansin e fundit për Vatikanin, i cili nuk po mundet të gjejë dot mirëkuptim në Europën laike.
"Jeta jonë - lëvizje, qëllimi ynë - krijimi. Krijimi i Kishës", - këto fjalë shqiptoi në meshën e tij të parë Papa i ri i Romës - Françesku.
Teologu kroat me ndikim dhe gazetari Drago Pilsel në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" shprehu shpresën se Papa i ri do të mund të ndikojë pozitivisht në rrjedhën e luftërave botërore dhe konflikteve.
I paraqitur përpara Krishtit Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez mund të ketë ndikuar në zgjedhjen e latinoamerikanit në fronin e Papës së ri, mendon i Ngarkuari i përkohshëm me plotfuqishmëritë e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31