×
Kisha orthodhokse

Në Kishën e sapo ngritur të Ringjalljes në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, u shfaq një afresk, në të cilin shembëlltyrat e Karl Marks, Frederik Engels dhe Josip Broz Tito janë paraqitur në mes të flakëve të ferrit.

Tre persona mbetën të vrarë në periferi të Kajros, pasi burra të maskuar hapën zjarr mbi një ceremoni martese të mbajtur në një kishë kopte.

Radiokompania "Zëri i Rusisë" iu drejtua me lutjen për të komentuar problematikën ballkanike Drejtorit të Departamentit të Katërt Evropian të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Andrei Masllov.

Më 25 korrik Presidenti rus Vladimir Putin u takua me Patriarkun e Moskës dhe të gjithë Rusisë Kirill si dhe përfaqësuesit e Kishave lokale orthodhokse, të cilët mbërritën në kryeqytetin rus për pjesëmarrje në solemnitetet e organizuara me rastin e përvjetorit të 1025-të të Pagëzimit të Rusisë.

Më 25 korrik në Pallatin e Madh të Kremlinit Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me Patriarkun e Moskës dhe të gjithë Rusisë Kirill si dhe përfaqësuesit e të gjitha 15 Kishave Orthodhokse ekzistuese në botë, të cilët kanë mbërritur në Moskë për të marrë pjesë në festimet e përvjetorit të 1025-të të Pagëzimit të Rusisë, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Shërbesa solemne kishtare me pjesëmarrjen e delegacioneve të të gjitha kishave orthodhokse të botës, të cilat hapin festimet grandioze me rastin e përvjetorit të 1025-të të Pagëzimit të Rusisë, po mbahen në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë.

Kryepeshkopi i Qipros Chrysostomos II (gr. Χρυσόστομος Β΄) në një takim me Patriarkun e Moskës dhe të gjithë Rusisë Kirill falenderoi Rusinë për pjesëmarrjen në zgjidhjen e problemeve të Qipros.

Mijëra pelegrinë mbërritën në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë për t’ju përulur Kryqit, në të cilin u kryqëzua Shën Andreu Apostull.

Kreu i Kishës Orthodhokse Serbe i është drejtuar Patriarkanës së Moskës me kërkesën për dhënien e ndihmës në ruajtjen e unitetit të Orthodhoksisë në territorin e Kosovës dhe Metohisë. Patriarku serb Irinej mbërriti në Rusi me vizitën e tij të parë zyrtare si primati i njërës prej kishave orthodhokse vendore dhe u takua me Patriarkun e Moskës dhe të gjithë Rusisë Kirill.

Patriarku serb Irinej në një takim me Patriarkun e Moskës dhe të gjithë Rusisë Kirill në Moskë i kërkoi atij të mbështesë pozicionin e Kishës Orthodhokse Serbe për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë në përbërjen e Serbisë.

Qindra banorë të qytetit të Patras u mblodhën sot në sheshin para Katedrales së Shën Andreut për të përcjellë në Rusi shenjtëroren fort të nderuar: kryqin në të cilën u kryqëzua Apostulli.

Sipas shërbyesit të kishës, sulmuesi bërtiti se do t’i therte të gjithë, dhe se besimi i krishterë është i gabuar.
Instituti i përkthimit të Biblës me rastin e Pashkëve ka nxjerrë
Papa Françesku po ndiqet me interes të gjallë jo vetëm prej katolikëve të mbarë botës, por edhe nga orthodhoksit. Sidomos ata që ndodhen fare pranë Vatikanit. Besimtarëve që frekuentojnë Kishën ruse të Shën Katerinës, e cila ndodhet vetëm disa kilometra nga Katedralja e Shën Pjetrit, Papa Françesku u imponon vetëm ndjenja dhe emocione pozitive.
Kisha Orthodhokse e Bullgarisë është nominuar si kandidate për Çmimin Nobel për Paqen.
Persona të panjohur përdhosën kishën orthodhokse në fshatin Babljak (Prishtinë, Kosovë) - shkatërruan pesë plaka përkujtimore varri në varrezën e vjetër orthodhokse.
Disa persona të panjohur grabitën Katedralen Spaso-Preobrazhenski (russ. Спасо-Преображенский собор) të Kishës Orthodhokse Ruse përtej kufijve të Los Angeles-it.
Policia e Tanzanisë ka arrestuar 120 shtetas tanzanianë të dyshuar për sulmet ndaj kishave të krishtera në qytetin më të madh të vendit Dar es Salaam.
Që të falin njëri-tjetrin dhe të avancojnë së bashku më tej u bëri thirrje popujve të Rusisë dhe Polonisë Hierarku i parë i Kishës Orthodhokse Ruse. Këto ditë ai ndodhet me një vizitë zyrtare në Varshavë.
Në Kronshtadt, i cili ndodhet nën Shën Petersburg, pas një restaurimi kohëgjatë u shugurua Katedralja Detare me emrin e Shën Nikollës. Presidenti Dimitri Medvediev, i cili ishte i pranishëm me bashkëshorten e tij në Liturgjinë Hyjnore, i përgëzoi banorët e qytetit me rastin e këtij evenimenti.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30