×
festa, 2013

Site më i madh i njohjeve në botë "Badoo" ka publikuar listën e traditave më të çuditshëm të festimeve të Vitit të Ri në vende të ndryshme të botës. Në këtë studim janë përfshirë më shumë se 7.000 përdorues të faqes.

Ekuipazhi i Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN apo ISS) do ta kremtojë 15 herë Vitin e Ri 2014. Pikërisht kaq herë SKN-ja (ISS) do të kapërcejë kufirin në mes të 31 dhjetorit të vitit 2013 dhe 1 janarit të 2014-s.

Rusët janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë para për festat e fundvitit. Ekspertët parashikojnë se shpenzimet për dhurata, ushqime, qerasje dhe argëtime do të rriten këtë vit me 13 për qind. Buxheti i përfaqësuesve të klasës së mesme ruse, i llogaritur për periudhën e festave, është pothuajse i krahasueshme me atë evropian.

Në ditën e parë të dhjetorit pranë mureve të Kremlinit u hap Panairi i Krishtlindjeve.

Më 4 nëntor në Rusi kremtohet Dita e Unitetit Kombëtar. Kjo festë u themelua në nder të një ngjarje shumë të rëndësishme në jetën e vendit - çlirimit të Moskës nga pushtuesit polako-lituanezë në vitin 1612 nëpërmjet kryengritjes së fuqishme popullore të udhëhequr nga prijësit Minin dhe Pozharskij.

Ditën e Unitetit Kombëtar nacionalistët rusë do ta festojnë me "Marshimin rus" tradicional. Marshimi më i madh do të zhvillohet sot në Moskë.

Një nga Radiokompanitë më të mëdha në botë - "Zëri i Rusisë" - kremton sot ditëlindjen e vet. 84 vjet më parë nga Moska filloi radiotransmetimi në gjuhën gjermane, kurse më tej erdhi duke u rritur në mënyrë progresive numri i gjuhëve të transmetimit. Më 28 nëntor të vitit 1945 filloi transmetimi i emisioneve në gjuhën shqipe.

Myslimanët e mbarë botës, përfshirë edhe ata të Rusisë, sot (më 15 tetor) kanë filluar të kremtojnë festën e Fitër Bajramit ndryshe "Bajramin e Madh" (Eid al-Fitr ose Eid al-Adha, e cila në gjuhën arabe do të thotë "Dita e Kurbanit"). Kjo është një nga festat më të rëndësishme myslimane dhe zgjat ajo plot katër ditë.

Myslimanët u mblodhën me rastin e Kurban Bajramit në xhaminë qendrore të Moskës, ku ka filluar lutja me rastin e festës.

Gjermania feston sot 23-vjetorin e bashkimit të vendit - Ditën e Unitetit gjerman. Kjo është një festë kombëtare dhe një ditë pushimi.

Në Bullgari nisën festimet solemne 2-ditore me rastin e 136-vjetorit të mbrojtjes së Pikës së kalimit Shipkinskij - beteja kyçe e luftës ruso-turke të viteve 1877-1878.

Më 22 gusht në Rusi kremtohet Dita e Flamurit Kombëtar të Federatës Ruse, festë kjo e themeluar me Dekret të Presidentit të Federatës Ruse të 20 gushtit të vitit 1994 "Për Ditën e Flamurit Kombëtar të Federatës Ruse".

Sipas vlerësimeve të organizatorëve, aktivitetet kushtuar kremtimit të datës jubilare u ndoqën nga më shumë se 800.000 banorë dhe mysafirë të kryeqytetit të Uraleve.

Në Rusi sot po festojnë 83-vjetorin e krijimit të Forcave Ajrore të Desantit.

Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse, Patriarku Kirill, mbajti Liturgjinë Solemne mu në qendër të kryeqytetit të Bjellorusisë në mëngjesin e 29 korrikut. Minsk-u, pas Moskës dhe Kievit, vazhdoi festimin e përvjetorit të 1025-të të Pagëzimit të Rusisë. Rreth 20.000 besimtarë bjellorusë erdhën për të marrë pjesë në shërbesën kishtare të nëntë patriarkëve.

Në aeroportin ndërkombëtar të Phenianit sot po mbërrijnë avionët me delegacionet e huaja, të cilat do të marrin pjesë në solemnitetet e organizuara me rastin e festës kombëtare të Koresë së Veriut më 27 korrik - 60-vjetorit të Fitores në Luftën Çlirimtare të Atdheut (Lufta e Koresë 1950-1953).

Sot (më 24 korrik) në Rusi filluan ceremonitë solemne të kremtimit të 1025-përvjetorit të Pagëzimit të Rusisë. Në katedralen kryesore të vendit - Tempullin e Krishtit Shpëtimtar - Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse, Patriarku Kirill, kryesoi Liturgjinë Hyjnore (Θεία Λειτουργία - Thía Liturgjía, që quhet edhe Mesha Hyjnore).

Në nder të trashëgimtarit të porsalindur të fronit të Anglisë, të birit të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, në Londër gjëmoi përshëndetja me të shtëna me breshëri nga 103 armë artilerike dhe tingëlluan kambanat.

Të paktën 14 persona morrën plagë të shkallëve të ndryshme në Kaliforni për shkak të fishekzjarreve difektoze gjatë kremtimit të Ditës së Pavarësisë më 4 korrik, njoftoi policia lokale.

Dita e Rusisë është një nga festat më të mëdha kombëtare të vendit. Tradita të tilla kremtimi të saj si, për shembull, Dita e Punës (1 Maji) apo Dita e Fitores (9 Maji), nuk janë rrënjësur akoma në shoqërinë ruse.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
2
3
4
5
6
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
26
27
28
29
30