×
festa

Të hënën në Moskë starton festivali "Maslenica e gjerë", në kuadër të të cilit do të zhvillohen më shumë se 500 aktivitete të ndryshme.

Dita e Shën Valentinit ose Dita e të Dashuruarve, 14 shkurti, festohet sot në të gjithë botën. Kurse rusët e kremtojnë këtë datë në ambjent romantik me mikun apo mikeshën e zemrës.

Në Moskë, festimet kryesore të përkushtuara pritjes së Vitit të Ri, tradicionalisht zhvillohen në Sheshin e Kuq.

Site më i madh i njohjeve në botë "Badoo" ka publikuar listën e traditave më të çuditshëm të festimeve të Vitit të Ri në vende të ndryshme të botës. Në këtë studim janë përfshirë më shumë se 7.000 përdorues të faqes.

Ekuipazhi i Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN apo ISS) do ta kremtojë 15 herë Vitin e Ri 2014. Pikërisht kaq herë SKN-ja (ISS) do të kapërcejë kufirin në mes të 31 dhjetorit të vitit 2013 dhe 1 janarit të 2014-s.

Rusët janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë para për festat e fundvitit. Ekspertët parashikojnë se shpenzimet për dhurata, ushqime, qerasje dhe argëtime do të rriten këtë vit me 13 për qind. Buxheti i përfaqësuesve të klasës së mesme ruse, i llogaritur për periudhën e festave, është pothuajse i krahasueshme me atë evropian.

Në ditën e parë të dhjetorit pranë mureve të Kremlinit u hap Panairi i Krishtlindjeve.

Më 4 nëntor në Rusi kremtohet Dita e Unitetit Kombëtar. Kjo festë u themelua në nder të një ngjarje shumë të rëndësishme në jetën e vendit - çlirimit të Moskës nga pushtuesit polako-lituanezë në vitin 1612 nëpërmjet kryengritjes së fuqishme popullore të udhëhequr nga prijësit Minin dhe Pozharskij.

Ditën e Unitetit Kombëtar nacionalistët rusë do ta festojnë me "Marshimin rus" tradicional. Marshimi më i madh do të zhvillohet sot në Moskë.

Një nga Radiokompanitë më të mëdha në botë - "Zëri i Rusisë" - kremton sot ditëlindjen e vet. 84 vjet më parë nga Moska filloi radiotransmetimi në gjuhën gjermane, kurse më tej erdhi duke u rritur në mënyrë progresive numri i gjuhëve të transmetimit. Më 28 nëntor të vitit 1945 filloi transmetimi i emisioneve në gjuhën shqipe.

Myslimanët e mbarë botës, përfshirë edhe ata të Rusisë, sot (më 15 tetor) kanë filluar të kremtojnë festën e Fitër Bajramit ndryshe "Bajramin e Madh" (Eid al-Fitr ose Eid al-Adha, e cila në gjuhën arabe do të thotë "Dita e Kurbanit"). Kjo është një nga festat më të rëndësishme myslimane dhe zgjat ajo plot katër ditë.

Myslimanët u mblodhën me rastin e Kurban Bajramit në xhaminë qendrore të Moskës, ku ka filluar lutja me rastin e festës.

Gjermania feston sot 23-vjetorin e bashkimit të vendit - Ditën e Unitetit gjerman. Kjo është një festë kombëtare dhe një ditë pushimi.

Në Bullgari nisën festimet solemne 2-ditore me rastin e 136-vjetorit të mbrojtjes së Pikës së kalimit Shipkinskij - beteja kyçe e luftës ruso-turke të viteve 1877-1878.

Më 22 gusht në Rusi kremtohet Dita e Flamurit Kombëtar të Federatës Ruse, festë kjo e themeluar me Dekret të Presidentit të Federatës Ruse të 20 gushtit të vitit 1994 "Për Ditën e Flamurit Kombëtar të Federatës Ruse".

Sipas vlerësimeve të organizatorëve, aktivitetet kushtuar kremtimit të datës jubilare u ndoqën nga më shumë se 800.000 banorë dhe mysafirë të kryeqytetit të Uraleve.

Në Rusi sot po festojnë 83-vjetorin e krijimit të Forcave Ajrore të Desantit.

Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse, Patriarku Kirill, mbajti Liturgjinë Solemne mu në qendër të kryeqytetit të Bjellorusisë në mëngjesin e 29 korrikut. Minsk-u, pas Moskës dhe Kievit, vazhdoi festimin e përvjetorit të 1025-të të Pagëzimit të Rusisë. Rreth 20.000 besimtarë bjellorusë erdhën për të marrë pjesë në shërbesën kishtare të nëntë patriarkëve.

Në aeroportin ndërkombëtar të Phenianit sot po mbërrijnë avionët me delegacionet e huaja, të cilat do të marrin pjesë në solemnitetet e organizuara me rastin e festës kombëtare të Koresë së Veriut më 27 korrik - 60-vjetorit të Fitores në Luftën Çlirimtare të Atdheut (Lufta e Koresë 1950-1953).

Sot (më 24 korrik) në Rusi filluan ceremonitë solemne të kremtimit të 1025-përvjetorit të Pagëzimit të Rusisë. Në katedralen kryesore të vendit - Tempullin e Krishtit Shpëtimtar - Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse, Patriarku Kirill, kryesoi Liturgjinë Hyjnore (Θεία Λειτουργία - Thía Liturgjía, që quhet edhe Mesha Hyjnore).

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30