×
Krishtlindjet, 2013

Të dashur miq!

Ne përzemërsisht Ju urojmë me rastin e festës së ndritshme të Krishtlindjeve. Gëzuar e për shumë vjet Krishtlindjet! Mirësi, ngrohtësi dhe dashuri për të gjithë Ju! Faleminderit, që mbeteni me ne! Le të mbizotërojë në shtëpitë Tuaja gjithmonë paqja dhe prosperiteti!

Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse, Patriarku Kirill, iu drejtua me urimet më të mira për paqe dhe mirësi gjithë besimtarëve të krishterëve, të cilët kremtojnë sot festën e ndritshme të Krishtlindjeve.

Ish-Kryeministri italian Silvio Berluskoni këtë vit hoqi dorë nga bërja e dhuratave tradicionale të Krishtlindjeve anëtarëve të partisë politike të kryesuar prej tij, njofton gazeta "Corriere della Sera".

Rusët janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë para për festat e fundvitit. Ekspertët parashikojnë se shpenzimet për dhurata, ushqime, qerasje dhe argëtime do të rriten këtë vit me 13 për qind. Buxheti i përfaqësuesve të klasës së mesme ruse, i llogaritur për periudhën e festave, është pothuajse i krahasueshme me atë evropian.

Në ditën e parë të dhjetorit pranë mureve të Kremlinit u hap Panairi i Krishtlindjeve.

Festa e Triumfit të Lindjes së Krishtit, të cilën shpesh herë e quajnë edhe Pashkët e dimrit, po kremtohet sot nga të gjithë të krishterët orthodhoksë të Rusisë. Natën në të gdhirë të 7 janarit në të gjithë tempujt e Kishës Orthodhokse Ruse u zhvilluan shërbimet kishtare festive të rastit. Liturgjinë kryesore të Krishtlindjeve në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar të Moskës e drejtoi Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse, Partiarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill.
Në shërbesat kishtare të Krishtlindjeve në katedralet e Moskës natën
Të krishterët orthodhoksë më 7 janar festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit Julian, i cili ndryshon nga ai Gregorian me 13 ditë. Galeria fotografike Krishtlindjet sipas "stilit të vjetër", krahas kishës ortodokse ruse, i festojnë dhe kishat serbe, malazeze, ukrainase, ato të Gjeorgjisë dhe Jeruzalemit.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31