×
luftë, Dhjetor 2013

Autoritetet e Sirisë kanë akuzuar rebelët për ndërmarrjen e sulmeve ndaj objekteve me armë kimike, të cilat janë destinuar për asgjësim jashtë kufijve të vendit, njoftoi Agjencia SANA, që citon një burim në Ministrinë e Jashtme të vendit.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-Yun në përvjetorin e shpalljes së babait të tij dhe paraardhësit të Kim Jong Il "Udhëheqës i madh" vizitoi njësinë 526 të Ushtrisë Popullore të Koresë, duke urdhëruar gjatë kësaj ushtarakët për të qenë në gatishmëri të plotë për fillimin e një luftë pa paralajmërim, njoftojnë mediat e Koresë së Veriut.

Forcat qeveritare siriane kanë vrarë më shumë se 300 vetë, duke përfshirë edhe 87 fëmijë, për 8 ditët e bombardimit intensiv të rajoneve në veri të qytetin të Aleppo, të cilat janë të pushtuara prej rebelëve.

Moska është fort e shqetësuar për situatën e krijuar rreth objektit sirian në rajonin e Al-Sukari, ku janë magazinuar substancat kimike të destinuara për nxjerrjen dhe likuidimin e mëtutjeshëm jashtë kufijve të vendit, deklaruan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

Në Uashington ka filluar të mbizotërojë mendimi se fitorja e Presidentit sirian Bashar Al-Assad do të ishte zgjidhja më e mirë, më optimale. Sepse kjo premton, të paktën, shpresa minimale për një të ardhme më të mirë, ndërkohë që humbja e tij do të thotë se të gjitha shpresat do të shuhen fare.

Organizata terroriste "Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit" rrëmbeu dhe ekzekutoi një telereporter nga Iraku në veri të Sirisë.

Numri i viktimave të konfliktit të përgjakshëm në Siri rezulton të jetë mbi 100.000 vetë, kurse fluksi i refugjatëve e ka tejkaluar tashmë shifrën dy milionë. Por statistikat anashkalojnë zakonisht numrin e grave të prekura.

Militantët e opozitës ndërmorrën një sulm intensiv me mortaja mbi lagjet e banuara në qytetin më të madh të Sirisë, Aleppo. 

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
2
3
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
18
19
21
22
24
26
27
28
29
30
31