×
luftë, Tetor 2013

Situata humanitare në Siri nuk do të përmirësohet për aq kohë sa të gjitha palët e konfliktit në këtë vend nuk do të ndjekin normat e të drejtës ndërkombëtare, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vitalij Çurkin.

Më shumë se 3.000 militantë të ardhur nga Rusia dhe vendet anëtare të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura janë përfshirë në luftën civile në Siri në anën e opozitës.

Konfrontimi i armatosur në Siri vazhdon të përshkallëzohet. Kjo është shkaktuar nga aktivizimi i forcave, të cilat përpiqen të provokojnë rritjen e tensioneve etnike dhe fetare, thuhet në një koment të bërë ditën e enjte nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.

Rreth 200 islamistë nga Gjermania janë nisur drejt Sirisë, për të marrë pjesë në luftë në anën e rebelëve.

Si pasojë e sulmit me predha artilerie ndaj qytetit të Tel-Aran në provincën e Aleppo-s në pjesën veriore të Sirisë, mbetën të vrarë të paktën 19 persona, njoftoi të premten Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër.

Ushtria siriane e qeverisë gjatë një operacioni në shkallë të gjerë ushtarak ditën e hënë çliroi qytetin Buade në rajonin Najha në jug lindje të Damaskut, i cili mbahej nën kontrollin e militantëve për një vit e gjysëm.

Të mërkurën pozicionet e grupit radikal ISIL («Shtet islamik në Irak dhe Levant") pranë qytetit të Azazit u qëlluan me 4 predha artilerie nga Forcat e Armatosura turke.

Në disa zona të qytetit sirian të Aleppo gjatë tre ditëve të fundit po zhvillohen luftime të ashpra ndërmjet kundërshtarëve të Presidentit Assad.

Trupat siriane dhe grupet besnike të Presidentit të vendit, Bashar Al-Assad, dëbuan rebelët nga dy rrethina jugore të Damaskut - Syabiya dhe Hosayniya.

Katër predha shpërthyen pranë hyrjes në një qendre tregtare në afërsi të Damaskut, duke marrë jetën e 11 personave dhe duke plagosur 23 të tjerë.

Uji nga burim i jetës në tokë është duke u shndërruar gradualisht në rrezik kërcënues për ekzistencën e kombeve të tëra. Popullsia e botës është në rritje dhe po konsumon gjithnjë e më shumë burime natyrore. Gjëja e parë, me të cilën mund të përballen njerëzit në të ardhmen e afërt, është mungesa globale e ujit.

Rusia, Bota, Afrika, konflikt, luftë, Baikali, Azia, uji i ëmbël

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit deklaroi se forcat e armatosura të Kinës do të arrijnë nivelin e duhur të zhvillimit teknik dhe do të mund të marrin nën kontrollin e vet territorin e Ishullit në vitin 2020.

Sipas parashikimit të OKB-së, në vitin 2014 tashmë më shumë se katër milionë njerëz do të jenë të detyruar të largohen nga Siria për shkak të konfliktit të brendshëm, i cili po vazhdon që nga marsi i vitit 2011 në këtë vend.

Militantët e grupit "Shteti islamik i Irakut dhe Levantit" të lidhur me "Al-Qaeda" shkatërruan statujën e famshme të kalifit arab dhe dijetarit "Harun ar-Rashid" në qytetin sirian Ar Raqqah.

Dëmi që i është shkaktuar shtetit dhe sektorit privat nga veprimet e militantëve në Siri gjatë 30 muajve ka arritur shifrën e 16,5 miliardë $.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
1
3
5
6
7
8
10
12
13
15
16
19
20
22
23
26
27
28
29
30
31