×
luftë, 28 gusht 2013

Përfaqësuesi rus nuk ka organizuar asnjë demarsh gjatë takimit të "pesëshes" të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Sirinë në Nju Jork, në të cilin po diskutohej projekt-rezoluta britanike në lidhje me përdorimin e mundshëm të forcës kundër Damaskut, njoftuan në Përfaqësinë e Përhershme të Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Çështja e fillimit të operacionit ushtarak kundër Damaskut, me sa duket nga të gjitha, është zgjidhur. Luftanijet amerikane iu afruan bregdetit të Sirisë, ndërsa zyrtarët nga Evropa dhe SHBA-ja po deklarojnë gjithnjë e më shpesh se sulmi kundër regjimit të Bashar Al-Assad mund të ndërmerret pa sanksionimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kostoja e tij do të arrijë në miliarda dollarë, kurse zërat në qarkullim për përfshirjen e Perëndimit në konfliktin sirian kanë tronditur tashmë tregjet financiare.

Grupi radikal "Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit" i lidhur me organizatën terroriste ndërkombëtare "Al-Qaeda" kërcënoi të derdhë mbi autoritetet e Sirisë "një vullkan hakmarrje", në qoftë se do të konfirmohen njoftimet mbi përdorimin e armës kimike nga forcat qeveritare siriane pranë Damaskut.

Në Nju Jork filloi mbledhja me dyer të mbyllura e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (Rusia, Britania e Madhe, Kina, SHBA-ja dhe Franca) mbi situatën në Siri.

Autoritetet e Sirisë u kanë dorëzuar inspektorëve të OKB-së, të cilët po merren tani me hetimin e përdorimit të armës kimike, prova faktike që nuk kanë vënë në përdorim substanca toksike, deklaroi për gazetarët në Damask Zv.Ministri i Jashtëm i Sirisë, Fajsal Mikdad (Faysal Miqdad).

Përpjekjet për zgjidhjen me përdorimin e forcë të konfliktit sirian "do të shkaktojnë destabilizimin e mëtejshëm të situatës në vend dhe në tërë rajonin", deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një bisede telefonike me Përfaqësuesin Special të OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe, Lakhdar Brahimi.

Operacioni ushtarak në shkallë të plotë në Siri nuk planifikohet. Siç njofton botimi "The Washigton Post", duke cituar deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, SHBA-ja vendosi thjesht të "ndëshkojë paksa" Bashar Al-Assad: "sulmi i kufizuar me raketa" do të zgjasë vetëm dy ditë. Ndërsa Londra ia ka hyrë punës me këtë çështje shumë seriozisht: atje kanë përgatitur tashmë planin e veprimeve ushtarake për forcat e armatosura. Vëzhguesit besojnë se veprimet ushtarake kundër Damaskut do të shndërrohen në një luftë të zgjatur civile.

Anijet e Forcave Ushtarake Detare amerikane dhe ato të Flotës Mbretërore britanike, të cilat ndodhen në Mesdheun lindor, ka gjasa të sulmojnë me raketa kruz objektivat në Siri natën në të gdhirë të së premtes, pas votimit në Parlamentin e Britanisë së Madhe në mbështetje të operacionit ushtarak kundër regjimit sirian, njoftojnë gazetat dhe kanalet televizive amerikane.

Sulmi me raketa ndaj Sirisë mund të fillojë më 29 gusht, njoftojnë mediat amerikane duke cituar një burim në Shtëpinë e Bardhë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
2
3
4
9
10
11
12
13
15
16
17
18
19
24
25
31