×
luftë, 26 gusht 2013

Ndryshimi i qeverisë në Siri nuk do të çojë në ndërprerjen e luftës civile, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp në Moskë.

Udhëheqësit e grupit palestinez Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës - Komanda e Përgjithshme paralajmëroi se do të kundërpërgjigjet në rast të fillimit të ndonjë operacioni ushtarak kundër Sirisë.

Rebelët sirianë njoftuan mbi marrjen nën kontroll të zonës me rëndësi strategjike Khanasir, nëpër të cilën kalon autostrada e vetme që lidh Aleppo-n me pjesën qendrore të vendit.

Deklaratat zyrtare, të bëra nga Uashingtoni në lidhje me gatishmërinë e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara për të ndërhyrë në konfliktin sirian, u pritën me shqetësim të thellë në Moskë.

Rusia i bëri thirrje SHBA-së që të përmbahet nga ushtrimi i presionit ushtarak mbi Damaskun. Në një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov kujtoi mbi pasojat jashtëzakonisht të rrezikshme të një intervencioni të mundshëm të ri ushtarak për tërë rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut, shembuj ilustrativë për të cilat mund të shërbejnë Iraku dhe Libia.

Presidenti sirian Bashar Al-Assad, në një intervistë për gazetën ruse "Izvestia", deklaroi se nëse SHBA-ja vendos të sulmojë apo të ndërmarrë ndonjë intervencion në Siri, atë e pret dështimi, si në të gjitha luftërat e mëparshme të iniciuara nga Amerika.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
2
3
4
9
10
11
12
13
15
16
17
18
19
24
25
31