Rusia është e gatshme për dialog me opozitën e Libisë në qoftë se ajo do të mund të bashkojë vendin mbi një bazë demokratike, deklaroi sot Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev.
Opozita libiane po grabit e po shkatërron rezidencën e Kolonelit Muammar Gaddafi në Tripoli. Por flamuri i ngritur mbi të është megjithatë një ngushëllim i pamjaftueshëm për kryengritësit.