×
luftë

Muzeu dedikuar luftës në Afganistan dhe konflikteve të tjera lokale, në të cilat janë përfshirë trupat sovjetike dhe ruse, do të hapet në territorin e Pokllonnaja Gara në Moskë në vitin 2016. Për këtë njoftoi të shtunën Drejtori i Muzeut Qendror të Luftës së Madhe Patriotike, Vladimir Zabarovskij.

25 vjet më parë trupat sovjetike u larguan nga Afganistani. Megjithatë deri tani vazhdon kërkimi i ushtarëve të humbur pa lënë gjurmë. Nikollai Bistrov gjatë luftës u zu rob dhe me kalimin e kohës u bë truproje personale e Komandantit të muxhahidinëve Ahmad Shah Masood.

Një çerek shekulli më parë përfundoi qëndrimi pothuajse 10-vjeçar i Kontingjentit të Kufizuar të trupave sovjetike në Afganistan. Fushata afgane u bë më e madhja dhe, ndoshta, veprimi më i diskutueshëm i politikës së jashtme për gjithë historinë e pasluftës të Bashkimit Sovjetik (BRSS).

Autoritetet e Sirisë kanë akuzuar rebelët për ndërmarrjen e sulmeve ndaj objekteve me armë kimike, të cilat janë destinuar për asgjësim jashtë kufijve të vendit, njoftoi Agjencia SANA, që citon një burim në Ministrinë e Jashtme të vendit.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-Yun në përvjetorin e shpalljes së babait të tij dhe paraardhësit të Kim Jong Il "Udhëheqës i madh" vizitoi njësinë 526 të Ushtrisë Popullore të Koresë, duke urdhëruar gjatë kësaj ushtarakët për të qenë në gatishmëri të plotë për fillimin e një luftë pa paralajmërim, njoftojnë mediat e Koresë së Veriut.

Forcat qeveritare siriane kanë vrarë më shumë se 300 vetë, duke përfshirë edhe 87 fëmijë, për 8 ditët e bombardimit intensiv të rajoneve në veri të qytetin të Aleppo, të cilat janë të pushtuara prej rebelëve.

Moska është fort e shqetësuar për situatën e krijuar rreth objektit sirian në rajonin e Al-Sukari, ku janë magazinuar substancat kimike të destinuara për nxjerrjen dhe likuidimin e mëtutjeshëm jashtë kufijve të vendit, deklaruan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

Në Uashington ka filluar të mbizotërojë mendimi se fitorja e Presidentit sirian Bashar Al-Assad do të ishte zgjidhja më e mirë, më optimale. Sepse kjo premton, të paktën, shpresa minimale për një të ardhme më të mirë, ndërkohë që humbja e tij do të thotë se të gjitha shpresat do të shuhen fare.

Organizata terroriste "Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit" rrëmbeu dhe ekzekutoi një telereporter nga Iraku në veri të Sirisë.

Numri i viktimave të konfliktit të përgjakshëm në Siri rezulton të jetë mbi 100.000 vetë, kurse fluksi i refugjatëve e ka tejkaluar tashmë shifrën dy milionë. Por statistikat anashkalojnë zakonisht numrin e grave të prekura.

Militantët e opozitës ndërmorrën një sulm intensiv me mortaja mbi lagjet e banuara në qytetin më të madh të Sirisë, Aleppo. 

Ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Iranit, respektivisht Ahmet Davutoglu dhe Javad Zarif, ditën e mërkurë folën mbi ndërprerjen e luftimeve në Siri para Konferencës ndërkombëtare të paqes në Gjenevë.

Kreu i Ushtrisë së Lirë siriane (ULS), Selim Idris, deklaroi se luftëtarët e tij nuk do të ndalin luftimet gjatë periudhës së zhvillimit të konferencës së paqes për Sirinë "Gjeneva-2", ndërkohë që përfaqësuesit e ULS-së nuk do të marrin pjesë në të.

Në përleshjet me islamistët e grupit "Ansar Al-Shariat" në Benghazi u vranë të paktën 9 ushtarë libianë.

Të paktën 15 luftëtarë të forcave të armatosura proqeveritare kanë humbur jetën si rezultat i përleshjeve të ashpra me rebelët në afërsi të "Bazës ushtarake 80" në provincën siriane Aleppo, njofton ditën e enjte Këshilli Mbikëqyrës i të Drejtave të Njeriut me seli në Londër.

Në konfliktin sirian janë vrarë më shumë se 100.000 njerëz. "Një milion persona u detyruan të braktisin atdheun, miliona banorë të tjerë kanë migruar brenda Sirisë dhe mijëra vetë vazhdojnë të kalojnë kufirin e vendit çdo ditë. Siria po rrëshqet drejt një katastrofe të shkallës të plotë - deklaroi Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët, António Guterres.

Më shumë se 30 ushtarakë të trupave qeveritare të Sirisë, duke përfshirë edhe 4 gjeneralë, mbetën të vrarë të dielën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një bazë ushtarake transporti pranë Damaskut, njoftoi "Qendra siriane e Monitorimit të të Drejtave të Njeriut" me seli në Mbretërinë e Bashkuar.

Militantët e grupit radikal "Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit" në Siri aksidentalisht i prenë kokën një shokut të vet, duke e marrë atë për mbështetës të Presidentit Bashar Al-Assad.

Ushtria siriane u mori rebelëve rajonin Hagera që ndodhet në jug të kryeqytetit Damask, njoftuan mediat shtetërore siriane. 

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë dënoi sulmet e shpeshta me minahedhës në rajone të ndryshme të Damaskut. 

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2017
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31