×
bankat, 2013

Sekreti bankar është thyer kundrejt diplomatëve rusë të akuzuar për mashtrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaruan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

Zëvendëskryeministri i Rusisë Arkadi Dvorkoviç deklaroi në një intervistë për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" se i konsideron bankat ruse si më të besueshmet, më të qëndrueshmet dhe që zhvillohen në mënyrë dinamike.

Banka e Rusisë nga 20 nëntori i hoqi licencën Master-Bank, e cila është ndër bankat më të mëdha në vend për nga aktivët që posedon dhe mban vendin e pestë për nga numri i bankomateve dhe kartave bankare të lëshuara.

Statistika tejet alarmuese botoi Shoqata e Bankave të Kursimit të Gjermanisë (Deutscher Sparkassen-und Giroverband, DSGV). Ato dëshmojnë se norma e kursimeve të qytetarëve gjermanë ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 2002. Dhe ky është një sinjal shumë serioz për të gjithë zonën e euros, shpëtimi i së cilës varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga sukseset ekonomike të Gjermanisë.

Rregullatorët financiarë të Japonisë do të zhvillojnë një hetim ndaj tre bankave më të mëdha në vend për shkak të skandalit në lidhje me dhënien e kredive Grupeve Yakuza.

Një njeri i armatosur mori peng katër persona në një bankë në Paris.

Një nga bankat më të mëdha komerciale amerikane "Chase" po ndërmerr vendosjen e një sërë kufizimeve në lidhje me transaksionet financiare.

Bankat qendrore filluan të zhvillojnë planet e veprimit për mbajtjen e tregjeve financiare në gjendje të qëndrueshme në rast të default-it të SHBA-së.

Bankat amerikane në ditët e fundit po ngarkojnë në mëynrë aktive ATM mbi normën e zakonshme për të shmangur mungesat e parave në rast paniku të konsumatorëve në pritje të default, shkruan "The Financial Times".

Katër senatorë amerikanë i bënë thirrje administratës amerikane që të vendosë sanksione kundër bankave më të mëdha ruse, të cilat sipas pretendimit të tyre, ndihmojnë në financimin e aktiviteteve të autoriteteve siriane.

Bankat e Bashkimit Europian kanë mbyllur rreth 20.000 zyra të shërbimit të klientëve gjatë periudhës nga viti 2009-2012.

Banka Qendrore e Tajlandës njoftoi se transaksionet me Bitcoin (valuta virtuale) në vend janë shpallur të jashtëligjshme, pasi për momentin nuk ekziston legjislacioni përkatës në bazë të të cilit mund të rregullohej qarkullimi i monedhës virtuale.

Banka e Qipros ka përfunduar plotësisht procesin e rikapitalizimit, duke konvertuar sot 47.5% të depozitave të pasiguruara në aksione.

Humbjet financiare të depozituesve të mëdhenj të Bank of Cyprus përbëjnë 50-60%, njoftoi Kreu i Bankës Sofoklis Mihaelidis.

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit “Fitch” uli rejtingun afatgjatë të bankave më të mëdha të Francës - “Credit Agricole”, “Societe Generale”, “Groupe BPCE”, “Dexia” dhe “Dexia Credit Local” - deri në "A" nga "A+", njoftohet në shërbimin për shtyp të Agjencisë.

Ish-Kreu i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn, do të kryesojë Këshillin Mbikëqyrës të Bankës Mbarëkombëtare të Zhvillimit Rajonal të Rusisë, e cila i përket kompanisë më të madhe ruse të naftës "Rosneft".

Operatori amerikan i bursës NYSE Euronext do të jetë administratori i ri i normave të kreditimit ndërbankar të Londrës (LIBOR).

Investitorët, të cilët kanë investuar paratë e tyre në bonot qeveritare amerikane, kanë humbur rreth 317 miliardë dollarë për shkak të uljes së kuotimeve të këtyre letrave me vlerë gjatë dy muajve të fundit.

Kriza politike në Portugali kërcënon seriozisht sistemin e saj financiar. Për këtë deklaroi Kryetari i Komisionit Evropian José Manuel Barroso. Fjalët e tij janë konfirmuar nga të dhënat e tregjeve: bankat portugeze të mërkurën u bënë kryesuese përkatësisht treguesve të rënies. Ndërsa profitabiliteti i obligacioneve shtetërore dhjetëvjeçare të Portugalisë për herë të parë në gjashtë muaj e ka tejkaluar nivelin e 8%.

Banka Kineze ICBC (Industrial and Commercial Bank of China) u njoh si më e suksesshmja në botë, sipas vlerësimit të The Banker.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
5
6
7
8
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
25
26
27
28
29
30
31