×
Kina, Dhjetor 2013

Shefi i Departamentit për Siguri dhe Çarmatim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mihaill Uljanov (Mikhail Ulyanov), njoftoi të mërkurën se Rusia dhe Kina do të garantojnë sigurinë e ngarkimit dhe nxjerrjes së armëve kimike në ujërat territoriale të Sirisë.

Rusia dhe Kazakistani, pas bisedimeve të presidentëve të dy vendeve, respektivisht Vladimir Putin dhe Nursulltan Nazarbajev, nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare mbi bashkëpunimin në fushën e transportimit të naftës ruse në Kinë përmes territorit të Kazakistanit.

Autoritetet japoneze kanë deklaruar për rritjen e ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes. Në pesë vitet e ardhshme qeveria japoneze ka në plan të shpenzojë për objektivat ushtarake më shumë se 240 miliardë $.

Rover-i i parë në 37 vjet, që arriti në sipërfaqen e satelitit natyror të Tokës, filloi të transmetojë imazhe nga sipërfaqja hënore.

Ndërmarrja kineze e ndërtimit të avionëve "Shenyang Aircraft Corporation" filloi prodhimin në seri të gjuajtësve të rinj të kuvertës "J-15", me të cilët planifikohet të pajiset grupi ajror i aeroplanmbajtëses "Liaoning" dhe anijeve të ardhshme aeroplanmbajtëse.

Aparati kozmik "Chang'e-3", në bordin e të cilit ndodhet roboti eksplorues i Hënës (moonwalker, rover) "Yutu" (ndryshe "Jade Rabbit buggy"), startoi nga kozmodromi "Xichang" (Xichang Satellite Launch Centre). Në mes të dhjetorit roboti eksplorues i Hënës duhet të aterohet në sipërfaqen e satelitit natyral të Tokës, të marrë mostrat e dheut hënor dhe të kryejë eksplorimin e mineraleve të dobishme atje. Dërgimi i astronautit kinez në Hënë mund të ndodhë pas vitit 2020.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së Xhozef Bajden (Joseph Biden) mbërriti në Japoni për të diskutuar me Kryeministrin Shinzo Abe, në radhë të parë, situatën e shkaktuar nga krijimi prej Republikës Popullore të Kinës (RPK) të zonës së identifikimit të mbrojtjes ajrore të saj në Detin e Kinës Lindore. Pakënaqësinë e vet prej hapave të ndërmarrë nga Kina e shprehu edhe Koreja e Jugut.

Në fund të nëntorit Kina i bëri të shqetësohen e të mendohen seriozisht fqinjët dhe rivalët e saj me fluturimin e suksesshëm të avionit të padukshëm pa pilot (drone) të projektimit vetiak. Sipas të dhënave të disa ekspertëve, Kina tashmë zë vendin e dytë në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht numrit disponues të aparateve fluturuese pa pilot (UAVs) për qëllime ushtarake. Ndërsa për shkallën e gjerë të përdorimit të UAVs pozita kryesuese zënë SHBA-ja dhe Izraeli.

Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç u nis me vizitën e vet të planifikuar zyrtare në Kinë, pavarësisht shqyrtimit në parlamentin ukrainas të çështjes së mocionit të mosbesimit të qeverisë, njoftoi një burim në administratën presidenciale.

Kina lëshoi robotin e saj të parë eksplorues të Hënës. Misioni "Chang'e-3" u nis drejt Hënës natën në të gdhirë të së hënës.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
18
19
20
21
22
23
26
27
28
29
30
31