×
Kina, Tetor 2013

Në Kinë ekuipazhet e tre avionëve morrën mesazhe lidhur me kërcënimin e kryerjes së sulmeve terroriste në bord.

Autoritetet kineze e shpallën zyrtarisht aksidentin rrugor në Sheshin Tiananmen një sulm terrorist, ka të arrestuar, njoftoi Televizioni Qendror i Kinës.

Incidenti në Sheshin Tiananmen të Pekinit, ku të hënën humbën jetën pesë persona dhe u plagosën 38 të tjerë, mund të ketë qenë një sulm terrorist i kryer nga një terrorist-kamikaze, njoftoi Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim të paidentifikuar.

Një gjykatë në Kinë hodhi poshtë sot ankesën kundër aktgjykimit të Bo Xilai, i dënuar më parë me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tij në disa afera korruptive me një vlerë shumëmilionëshe dhe shpërdorim të pushtetit, njoftoi Agjencia e lajmeve Xinhua.

Në Kinë, në vijën hekurudhore Qinghai-Tibet u përplasën dy trena udhëtarësh. Si rezultat i kësaj humbi jetën një person, 50 të tjerë u plagosën. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Shoku Mao - "timonieri i madh" i Kinës - do të jetë personazhi kryesor i një filmi vizatimor për fëmijë.

Persona të panjohur thyen llogarinë në Twitter të Televizionit Qendror të Kinës dhe postuan në të njoftime që nuk përputhen me realitetin, deklaroi përfaqësuesi i kanalit televiziv.

Kompania ruse e naftës "Rosneft" dhe ajo kineze "Sinopec" gjatë vizitës së Kryeministrit rus Dimitri Medvediev në Kinë nënshkruan memorandumin e një kontrate eksporti në kushtet e parapagimit.

Smogu i dendur në qytetin kinez të Harbinit në verilindje të vendit ka çuar në ndërprerje serioze të punës së transportit publik dhe institucioneve urbane.

Ritmet e rritjes së ekonomisë të Kinës u rritën, dëshmojnë të dhënat e publikuara nga Departamenti Shtetëror i Statistikave të Kinës.

Gjashtë anëtarë të lartë të Partisë Komuniste të Kinës u dënuan me afate të gjata burgimi (nga 4 deri në 14 vjet) për torturat, që çuan në vdekjen e një personi.

Forcat Ajrore të vetëmbrojtjes së Japonisë që nga korriku deri në shtator të këtij viti të paktën 80 herë kanë dërguar gjuajtësit për kapjen e avionëve kinezë për shkak të druajtjes së shkeljes të hapësirës ajrore të vendit.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit deklaroi se forcat e armatosura të Kinës do të arrijnë nivelin e duhur të zhvillimit teknik dhe do të mund të marrin nën kontrollin e vet territorin e Ishullit në vitin 2020.

Ankaraja dhe Pekini i cilësojnë si të pabaza shqetësimet e SHBA-së dhe të disa vendeve të tjera të NATO-s në lidhje me mundësinë e blerjes nga Turqia të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore në Kinë.

Parashutisti nga Hungaria, i cili ishte zhdukur një ditë më parë në provincën kineze Hunan, u gjet i vdekur.

Në Kinë viktima të tajfunit "Fitow" u bënë të paktën gjashtë persona, katër të tjerë janë shpallur të humbur.

Tajfuni i fuqishëm "Fitow" mori jetët e të paktën dy personave në qytetin e Wenzhou në juglindje të Kinës.

4 anije kineze të patrullimit hynë ditën e martë në ujërat e Ishujve të diskutueshëm Senkaku (emri kinez Diaoyu) në Detin e Kinës Lindore, njofton roja bregdetare japoneze.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
2
3
4
5
6
10
11
12
13
15
16
17
19
20
26
27
28