×
Kina, Korrik 2011
Në Kinë, si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm gjetën vdekjen 54 veta.
Batiskafi kinez i thellësve të mëdha “Jiaolong” u zhyt sot në thellësinë 4027 metra në pjesën lindore të Oqeanit Paqësor.
Në qytetin Hotan të rajonit autonom Xinjiang Uyghur të Republikës Popullore të Kinës në përleshjet me policinë u vranë 18 veta. Sipas deklaratës së autoriteteve kineze, 14 nga 18 viktimat janë uighurë nga organizatat separatiste.
Siç njoftoi Agjencia e lajmeve Hinhua, aeroporti i Pekinit (Beijing Capital International Airport) natën e kaluar anuloi 138 fluturime të kompanive më të mëdha ajrore kineze, ndërsa edhe 104 bileta u shtynë për një kohë të mëvonshme.
Kina nuk përjashton mundësinë e nënshkrimit që këtë vit të marrëveshjes mbi furnizimet e gazit rus, deklaroi në konferencën për shtyp në Pekin për mediat ruse Zëvendësministri i Jashtëm kinez Cheng Guoping.
MPJ e Turqisë ftoi Rusinë dhe Kinën për pjesëmarrje në mbledhjen e Grupit të Kontaktit për Libinë, që do të mbahet më 14-15 korrik në Stamboll.
Qeveria libiane filloi negociatat me kompanitë ruse dhe kineze të naftës për bashkëpunim në projektet e ENI italian, pas tërheqjes nga kjo kompani të stafit të vet nga vendi, njofton Agjencia Reuters me referim tek deklarata e një zyrtari libian.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Korrik 2011
Kalendari i ngjarjeve
Korrik 2011
1
2
3
4
5
6
8
9
10
11
12
16
17
18
19
22
23
24
25
26
28
29
30
31