Kompania ruse “Gazprom” planifikon në fillim të vitit të ardhshëm të bëjë njëfarë ulje të çmimeve të gazit që furnizohet në Evropë, tha Kreu i koncernit Aleksei Miller.
Rusia shprehet e gatshme të ndihmojë Evropën, por vetëm jo nëpërmjet Fondit Evropian të Stabilitetit Financiar (EFSF). Tani për tani për këtë qëllim ekziston një mekanizëm i vetëm i qartë - FMN-ja.
Vënia në veprim e gazsjellësit “Nord Stream” do të forcojë sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi Presidenti Rus Dimitri Medvediev në një konferencë për shtyp në Berlin pas bisedimeve me Presidentin federal të RFGJ Christian Wulff.
Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohen beteja të ashpra verbale për plehrat. Partia drejtuese e Kryeministrit Sali Berisha po merret me lobimin e miratimit të ligjit, i cili do ta shndërrojë vendin në përpunuesin kryesor të plehrave evropiane.