×
arti

Pablo Picasso, Francis Bacon, Richard Prince, Jeff Koons, Banksy, Tracey Emin ... Veprat e piktorëve bashkëkohorë më të njohur në botë gjithkush që dëshiron mund t’i shohë në Muzeun Multimedia Art të Moskës.

Piktori Anatoli Brusillovskij (Brusilovsky) https://www.facebook.com/artbrus i tregoi portalit të Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" mbi body art-in e parë në botë dhe për lirinë e tij si artist në një vend totalitar:

Në Kanë (Cannes) sot pritet të hapet Festivali XVI i Artit Rus. Banorët dhe vizitorët e qytetit në Rivierën e Francës (Cote d'Azur) do të kenë mundësi të njihen me arritjet e kulturës moderne, traditat ruse si dhe të blejnë produkte të artizanatit popullor.

Sezoni kulturor austriak, i cili startoi në maj në Moskë, do të përhapet
Konteinerët prej plastike me ngjyra të ndryshme jo vetëm që u lehtësojnë jetën amvisave, por dhe frymëzojnë artistët bashkëkohorë për të krijuar vepra konceptuale. Në Qendrën e Projektimit të Moskës “ARTPLAY” u hap ekspozita e grupit të artit RECYCLE, e cila është quajtur "Arkeologjia e së ardhmes".
"Së bashku drejt së ardhmes" - kjo është motoja e Vitit të ndërsjelltë Rusi-Holandë, hapja zyrtare e të cilit iu përkushtua vizitës së Presidentit rus Vladimir Putin në Holandë. Si vend i organizimit të ceremonisë së rastit u zgjodh Hermitage në Amstel - filiali i muzeut të famshëm rus Ermitazh të Shën Petersburgut në Amsterdam, ku është hapur ekspozita dedikuar Perandorit rus Pjetrit I (Pjetri të Madh).
Në Moskë, në Shtëpinë Qendrore të Artistëve, janë ekspozuar peizazhet detare të piktorit të njohur marinist të Krimesë, Sergei Grigorash.
Qendra e famshme ruse në gjithë botën e miniaturave të pikturuara me llak në fshatin Paleh të rajonit Ivanovo do të marrë një ndërtesë të re për muzeun e vet. Kompleksi ekspozues do të konstruktohet në stilin e shekullit të XIX-të. Në gjashtë salla të mëdha do të vendosen të gjitha kryeveprat që nuk janë ekspozuar më parë për publikun e gjerë.
Piktorja dhe shkencëtarja skoceze Keti Paterson në krijimet e veta demonstron në mënyrë evidente ndërlidhurinë midis dukurive të ndryshme natyrore, që shfaqen në skajet më të humbura të planetit. Për të u fol për herë të parë në vitin 2007, kur ishte akoma një aspirante e Shkollës Londineze të Arteve Sleid dhe zhvilloi një audio-projekt, që bënte të mundur për këdo që dëshironte të “mbante vesh” shkrirjen e akullnajës islandeze Vatnajokudël, më e madhja në Europë.
Kritikët italianë të artit gjetën rreth 100 vizatime dhe disa piktura të panjohura më parë të Michelangelo Merisi de Caravaggio. Siç njofton Agjencia ANSA, veprat janë krijuar në vitet 1584-1588, kur piktori i ri mësonte për pikturë në Milano.
Një vizatim i panjohur më parë i Rembrandt-it u zbulua në papafingon e shtëpisë së tij nga një banor i fshatrave skoceze.
Tablloja e piktorit François Dubois, e cila iu dhurua nga Napoleoni Carit rus Aleksandër I dhe që për një kohë të gjatë konsiderohej si e humbur, iu paraqit me gjithë bukurinë e vet publikut në Fshatin Perandorak nën Shën Petersburg (Tsarskoye Selo - rus. Царское Село).
Louvre i paraqet audiencës pikturën "Madonna dhe Fëmija me Shën Anne" të Leonardo da Vinçi. Kjo e fundit, siç supozohet, një nga punët më të mëdha të Leonardo-s, e cila ka qenë për një vit e gjysmë në restaurim, ka shkaktuar shumë polemika dhe madje edhe skandale.
Piktorët rusë po zhvillojnë polemikë me Maleviçin dhe përpiqen t
Agjencia ITAR-TASS njofton se “Sotheby-s” ka nxjerrë në ankand variantin e vetëm, që mbetet në pronësi private, të tabllosë së famshme të piktorit ekspresionist norvegjez “Klithma” (“Scream”) Edvard Munch.
Bienalja e 4 moskovite e Artit Bashkëkohor do të zhvillohet në kryeqytetin rus nga 22 shtator deri më 30 tetor.
Një ekspozitë unikale dedikuar 75 vjetorit të Studios së piktorëve ushtarakë me emër të Mitrofan Grekov-it u hap në Moskë, në Sallën Qendrore të Ekspozitave "Manezh". Përmasat e saj janë me të vërtetë mjaft impresionuese.
Në selinë e UNESKO-s në Paris do të hapet ekspozita prezantuese "Mrekullia ruse". Në të do të demonstrohen eksponate nga Muzeu-rezervat i bashkuar i Moskës, qendrës së parë muzeale rajonale në botë, të krijuar nën drejtimin e UNESKO-s.
Deri në mesin e muajit janar në Moskë do të jetë e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë ekspozita "Konstantin Korovin-piktori i Teatrit Bolshoi". Piktori Korovin (1863-1939) është përfaqësuesi më i spikatur i impresionizmit rus.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30