×
arma bërthamore, 2013

Mungesa e konseguencës në zbatimin e Marrëveshjes për mospërhapjen e armës bërthamore pengon zhvillimin e luftës kundër përhapjes së armëve bërthamore në botë, deklaroi për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Profesor nderi në Institute of Technology të Massachusetts, filozofi i famshëm amerikan dhe gjuhëtari Noam Chomsky.

Era e apokalipsit bërthamor global përfundoi. Erdhi koha e konflikteve bërthamore lokale. Dhe secili prej tyre është i aftë për ta vënë njerëzimin në prag të ekzistencës.

Rusia është e gatshme të përdorë armën bërthamore në rast të ndonjë sulmi mbi të me qëllim të mbrojtjes së interesave shtetërore, deklaroi Zëvendës kryeministri rus Dimitri Rogozin.

Partia e fundit e uraniumit të pasuruar rus nga mbushjet e demontuara bërthamore, e destinuar për konvertim në karburant për centralet bërthamore, mbërriti në qytetin amerikan të Baltimore.

Në Varshavë të martën filloi takimi dy-ditor i Bordit Mbikëqyrës të Forumit Ndërkombëtar të Luksemburgut për parandalimin katastrofës bërthamore.

Rusia reduktoi arsenalin e vet bërthamor jo-strategjik deri në ¼ e vëllimit që disponohej nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, njoftoi Kryetarja e Këshillit të Federatës, Valentina Matvijenko.

Arabia Saudite ka përshpejtuar zbatimin e programit bërthamor dhe po përgatitet për të blerë armë bërthamore nga Pakistani, deklaroi senatori amerikan demokrat Edward Markey.

Javën e kaluar në mediat botërore bëri bujë të madhe lajmi se Arabia Saudite ka ndërmend të marrë së shpejti nga Pakistani një bombë të gatshme bërthamore.

Arabia Saudite po investon në programin bërthamor të Pakistanit dhe supozon se mund të marrë nga ai një bombë bërthamore sapo të kërkohet diçka e tillë, mendon ish-Këshilltari i Presidentit amerikan Barack Obama për luftën kundër përhapjes së armëve bërthamore, Gary Seymor.

Amerikanët nuk kanë ndërmend të krijojnë një botë pa armë bërthamore, për të cilën ka folur Barack Obama, deklaroi në transmetim të drejtpërdrejtë në On Air-in e "Zërit të Rusisë" Anëtari-korrespondent i Akademisë ruse të Shkencave të Natyrës, Kreu i grupit të këshilltarëve të Drejtorit të Institutit rus të Kërkimeve Strategjike, Vladimir Kozin.

Shpenzimet vjetore të Rusisë për kompleksin e armëve bërthamore gjatë 3 viteve të ardhshme planifikohen të rriten me më shumë se 1.5 herë.

Të hënën autoritetet e Koresë së Veriut deklaruan se do të japin një goditje parandaluese në rast të provokimeve ushtarake nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe Koreja e Jugut.

Izraeli ka të paktën 200 mbushje bërthamore, çka shkakton mungesën e stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme, deklaroi Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif, në një intervistë për kanalin amerikan ABC.

Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamenei ditën e martë deklaroi se vendi i tij nuk ka absolutisht nevojë për armë bërthamore, pasi posejdimi i tyre bie në kundërshtim me bindjet e popullit iranian.

Disa vende anëtare të NATO-s kanë nënshkruar marrëveshje sekrete me Shtetet e Bashkuara mbi modernizimin e armëve taktike bërthamore amerikane, të dislokuara në territorin e tyre, njoftuan mediat belge, duke cituar Hans Christensen - Drejtorin e Projektit të Informacionit Bërthamor në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë.

Gjatë 3 viteve të fundit Koreja e Veriut ka bërë përparim të konsiderueshëm në zhvillimet e veta bërthamore dhe në çdo kohë është e aftë të prodhojë armë bërthamore. 

Pengesën e parë në rrugën e avancimit të garës së armatimeve e vuri Traktati mbi Ndalimin e Pjesshëm të Provave të Armëve Bërthamore. Sot, më 5 gusht, u mbushëm plot 50 vjet që nga dita e nënshkrimit të tij. Pas negociatash shumëvjeçare Dokumenti u nënshkrua në Moskë nga përfaqësuesit e SHBA-së, Bashkimit Sovjetik dhe Britanisë së Madhe.

Forcat bërthamore të Rusisë kanë qenë dhe mbeten garantuese të besueshme të sigurisë së vendit, deklaroi Zv/ministri i Mbrojtjes Anatoli Antonov para gazetarëve, duke iu përgjigjur pyetjes: nëse është në gjendje SHBA-ja që në orët e para të ndonjë konfrontimi të shkatërrojë 80-90% të potencialit bërthamor të Rusisë?

Imazhet e reja satelitore dëshmojnë mbi zhvillimin e punëve nëntokësore në poligonin Punggye-ri në verilindje të Koresë së Veriut, njoftuan ekspertët nga Instituti amerikano-korean Johns Hopkins.
Çështjen e reduktimit të armatimeve bërthamore duhet ta diskutojnë jo vetëm Rusia dhe SHBA, por dhe të gjitha vendet që posejdojnë armë të tilla. Kjo është deklaruar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në Forumin e 17-të Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
26
27