×
Historia, Nëntor 2012
Mali Table (angl. Table Mountain), një nga atraksionet kryesore të Afrikës së Jugut, është përfshirë ndër "shtatë mrekullitë e reja të natyrës". Ceremonia zyrtare për nder të këtij evenimenti do të zhvillohet të dielën, më 2 dhjetor. Kjo ngjarje është një nder i madh jo vetëm për Afrikën e Jugut, por edhe gjithë kontinentin afrikan.
Këtë vit në vendin tonë po kremtohet gjerësisht përvjetori i 1150 i krijimit të shtetit rus. Formimi i tij daton që nga viti 862 - viti i thirrjes për të hipur në fronin mbretëror të Novgorodit të varjagut Rjurik.
Qytetari rus Stanisllav Petrov u bë laureat i Çmimit ndërkombëtar Drezden. Çdo vit ai i jepet njerëzve, të cilët kanë arritur të shmangin ndonjë konflikt ushtarak apo të ndalojnë dhunën. Stanisllav Petrov, një ish oficer sovjetik, në vitin 1983 paradaloi shpërthimin e luftës bërthamore.
"Një për të gjithë" - ekspozita me këtë emër u hap në Muzeun-rezervat "Beteja e Stalingradit". Ajo i është përkushtuar 70 vjetorit të fitores së trupave sovjetike në betejën e Stalingradit.
Nizhni Novgorod filloi përgatitjet për pritjen e ndeshjeve të Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2018. Në qytet po ndërtohet tashmë një stadium i ri si dhe dhjetra hotele për akomodimin e tifozëve. Në këtë qytet fort të lashtë turistët do të kenë mundësi të kënaqen jo vetëm me ndeshjet e futbollit, por edhe të përpiqen të kuptojnë thellësinë e shpirtit misterioz rus.
Shtatëdhjetë vjet më parë, më 19 nëntor të vitit 1942, Ushtria e Kuqe kaloi në kundërofensivë në Betejën e Stalingradit. Ky operacion u kurorëzua me shpartallimin e plotë të trupave naziste gjermane. Nga muret e Stalingradit filloi rruga drejt Fitores së Madhe të pranverës së ‘45.
Origjina e shtetit të lashtë rus - kjo është tema e ekspozitës unikale në Muzeun Historik në Moskë, e cila do të jetë e hapur deri më 28 shkurt. Organizimi shtetëror rus daton që nga viti 862 - pikërisht nga koha e ardhjes së variagut Rjurik në fronin mbretëror në Novgorod. Ekspozita është quajtur "Shpata dhe Zlatniku" (russ. «Меч и Златник»).
Që prej shumë vitesh vendi i prehjes së fundit të Genghis Khan-it (Çingis Kan-it) të Madh është bërë objekt i kërkimeve e debateve të zjarrta të shkencëtarëve, hulumtuesve dhe gjuetarëve të thesareve nga shumë vendeve të botës. Në Mongoli besojnë se varri i paraardhësit të tyre të madh ndodhet diku në zonën malore, në veri të kryeqytetit mongol - Ulan Bator. Sipas legjendës, ai është varrosur në malin Burhan-Haldun.
Qendra e famshme ruse në gjithë botën e miniaturave të pikturuara me llak në fshatin Paleh të rajonit Ivanovo do të marrë një ndërtesë të re për muzeun e vet. Kompleksi ekspozues do të konstruktohet në stilin e shekullit të XIX-të. Në gjashtë salla të mëdha do të vendosen të gjitha kryeveprat që nuk janë ekspozuar më parë për publikun e gjerë.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2012
1
2
3
4
5
7
8
9
10
11
12
13
16
17
18
21
22
24
25
27
29