×
Historia

Ambasadori rus në Varshavë, Aleksandër Aleksejev, deklaroi se në Poloni po zhvillohet një fushatë masive dhe mjaft aktive për diskreditimin e rolit të Rusisë në fitoren mbi fashizmin.

25 vjet më parë trupat sovjetike u larguan nga Afganistani. Megjithatë deri tani vazhdon kërkimi i ushtarëve të humbur pa lënë gjurmë. Nikollai Bistrov gjatë luftës u zu rob dhe me kalimin e kohës u bë truproje personale e Komandantit të muxhahidinëve Ahmad Shah Masood.

Gazeta gjermane "Die Welt" konfirmon se në Izrael është zbuluar arkivi personal i njërit prej udhëheqësve të Gjermanisë naziste, Heinrich Himmler.

Bashkësia hebraike në Sarajevën multietnike të paraluftës përbëhej nga disa mijëra vetë. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit hebrenj sefardikë atje mbetën vetëm 600. Përse vallë kombi, i cili ka jetuar për shekuj të tërë në Bosnjë dhe u kthye në atdheun e vet historik pasi nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore i asgjësuan fizikisht pothuajse të gjithë hebrenjtë, u detyrua në vitin 1996 të marrë arratinë sërish nga Sarajeva?

Fillimisht çifligu i madh Arhangelskoje në periferitë e Moskës quhej Upollozje, ai mbante mbiemrin e fisnikut (aristokratit) Aleksei Upollockij - pronarit të një çifligu fare të vogël. Me ndërtimin atje të Kishës së Kryeengjëllit Mihail (russ. Архангель - Arhangel që shqipërohet si kryeengjëll) u duk edhe emri tjetër i tij - çifligu Arhangelskoje.

Në çifligun "Jasnaja Poljana" (russ. "Ясная Поляна"), që ndodhet pak kilometra nga qyteti i Tula, u lind dhe jetoi për gati 60 vjet të jetës së tij shkrimtari i madh dhe mendimtari rus Lev Tolstoi. Në mesin e shekullit XVIII atë e bleu stëgjyshi i Lev Tolstoit - Kniazi (Princi) Vollkonskij.

Vrasja e John F. Kennedy shënoi fillimin e epokës së dyshimeve në Shtetet e Bashkuara, e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite. Sipas të dhënave të sondazheve të opinionit publik, madje dhe tani më shumë se gjysma e amerikanëve janë të bindur se Presidenti i 35-të i SHBA-së u bë viktimë e komplotit.

Lee Harvey Oswald ishte një vrasës i vetmuar, kurse tentativat për ta paraqitur atë si agjent të CIA-s ose KGB-së nuk janë gjë tjetër veçse një truk, marifet propagandistik, shprehet me bindje të plotë koloneli në pension i KGB-së Oleg Neçiporenko. Në vitin 1963, dy muaj para vrasjes së John F. Kennedy, ai u takua me Lee Harvey Oswald në Meksikë dhe zhvilloi një intervistë me amerikanin, i cili dëshironte të kthehej sërish në Bashkimin Sovjetik (BRSS).

Njëzet e pesë vjet më parë, më 15 nëntor të vitit 1988, nga Kozmodromi "Bajkonur" startoi sistemin kozmik sovjetik i përdorimit shumëherësh ​​"Energia-Buran". Kozmoplani gjigand e kreu fluturimin e tij në regjim plotësisht automatik, çka më pas hyri si fakt në Librin e Rekordeve Guinness.

Lee Harvey Oswald nuk ishte i përfshirë në vrasjen e Kennedy (John Fitzgerald Kennedy), ai thjesht u bë "kokë turku", tha në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" ish-anëtari i Komisionit të Teksasit për hetimin e vrasjes së Presidentit John Kennedy, avokati Jack Duffy.

Zhytësit rusë gjetën shkatërruesin britanik "Vittoria", i cili u fundos në Gjirin e Finlandës në vitin 1919, njoftuan në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë.

Franca filloi përgatitjet e aktiviteteve që i kushtohen 100-vjetorit të fillimit së Luftës së Parë Botërore.

Në Sheshin e Kuq të Moskës u zhvillua tashmë për të njëmbëdhjetën herë marshimi solemne për nder të paradës legjendare të 7 nëntorit të vitit 1941. Këtë vit gjatë marshimit solemn nëpër kalldrëmin e Sheshin e Kuq parakaluan më shumë se dy mijë ushtarë dhe oficerë të Ushtrisë Ruse të veshur me uniformën ushtarake të atyre viteve.

Në Sheshin e Kuq të Moskës sot do të organizohet marshimi në nder të paradës ushtarake të 7 nëntorit të vitit 1941.

Më 4 nëntor në Rusi kremtohet Dita e Unitetit Kombëtar. Kjo festë u themelua në nder të një ngjarje shumë të rëndësishme në jetën e vendit - çlirimit të Moskës nga pushtuesit polako-lituanezë në vitin 1612 nëpërmjet kryengritjes së fuqishme popullore të udhëhequr nga prijësit Minin dhe Pozharskij.

"RRUGA E VET - Putini dhe Rusia e re" (titulli origjinal "PÅ EGENE PRÆMISSER Putin og det nye Rusland") - kështu titullohet libri i historianit dhe gazetarit të pavarur danez Jens Jørgen Nielsen, prezantimi i të cilit u zhvillua të shtunën, më 26 tetor, në Kopenhagen.

200-vjetori i Betejës së Kombeve që u zhvillua në afërsi të Leipzig-ut u festua dje nga 6000 mijë njerëz me një rindërtim masiv të saj.

E pabesueshme, por është fakt! Askush nga kompozitorët me famë botërore nuk ka shkruar qoftë dhe një rresht në nder të Betejës së Kombeve. Ndërkohë që fjalë nuk bëhet për ndonjë fakt mediokër historik!

Beteja e Kombeve është beteja më e madhe në periudhën e luftërave të Napoleonit dhe në historinë botërore deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore (16-19 tetor i vitit 1813)

Të premten në Talin u zhvillua ceremonia e përkujtimit të marinarëve rusë të luftanijes "Rusallka", të cilët humbën jetën 120 vjet më parë.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30