×
OKB, 2013

Zbulimi irakian deklaroi mbi synimin e rebelëve sirianë të njësive të grupit ekstremist "Dzhebhat An-Nusra" për të rrëmbyer përfaqësuesit e misionit diplomatik të Kombeve të Bashkuara.

Ekspertët e OKB-së bënë publik raportin mbi përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë në Siri. Pas shqyrtimit të imtësishëm të dëshmive faktike, ata gjetën se substancat toksike për këtë vitin e fundit atje janë përdorur së paku pesë herë. Vërtetë, gjatë kësaj ekspertët nuk ishin të autorizuar për të evidentuar se cila prej palëve ndërluftuese e vuri në përdorim arsenalin kimik.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon ka marrë një raport me rezultatet e hetimit të përdorimit të armëve kimike në Siri. Dokumenti është përgatitur nga Profesori suedez Åke Selström, i cili udhëhoqi punën e inspektorëve ndërkombëtarë.

Kryetarja e Komisionit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Navi Pillay deklaroi se disponon prova të përfshirjes së udhëheqjes së lartë të Sirisë, duke përfshirë edhe Bashar Al-Assad, në krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Granatimet e Ambasadës së Federatës Ruse në Damask janë akt terrorist, deklaruan në OKB. Anëtarët e Këshillit të Sigurimit kujtuan parimin e paprekshmërisë së misioneve diplomatike dhe bënë thirrje për t’i sjellë përpara drejtësisë përgjegjësit për këtë akt vandal. Në deklaratën zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit gjithashtu dënohen "të gjitha sulmet ndaj personave dhe objekteve të mbrojtura me të drejtën ndërkombëtare".

Kanali televiziv amerikan CNN publikoi në faqen e vet në Internet intervistën e plotë me Përfaqësuesin e Përhershëm të Rusisë në OKB, Vitali Çurkin, dy ditë pasi transmetoi një version të përmbledhur të kësaj interviste.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sulmin me minahedhës ndaj Ambasadës ruse në Damask, duke e barazuar atë me një sulm terrorist.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, u bëri thirrje të gjitha partive në Tajlandë që të vetëpërmbahen dhe të mos arrijnë deri në përdorimin e dhunës.

Konferenca e paqes mbi Sirinë "Gjeneva-2" do të mbahet më 22 janar të vitit 2014, njoftoi zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon në microblog-un e tij në Twitter.

Sot pritet të mbërrijë në Moskë me një vizitë të shkurtër pune Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu. Është e qartë se çështja kryesore, që do të diskutohet në kryeqytetin rus gjatë saj, do të jetë "problemi bërthamor" i Iranit. Vizita e tij do të zhvillohet në prag të takimit të ri të "Gjashtëshes" së ndërmjetësve ndërkombëtarë me zyrtarët iranianë në Gjenevë më 21-22 nëntor.

Zyra e Komisionerit të Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për çështjet e refugjatëve kërkon vendosjen e moratoriumit për dëbimin e refugjatëve sirianë në vendet fqinje me Sirinë, që ndërmerret nga një sërë shtetesh evropiane.

Nënkomisioni i OKB-së e shpalli sipërfaqen prej 52 mijë km2 në Detin Ohotsk pjesë të shelfit kontinental të Rusisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë ruse të Burimeve Natyrore.

Zv. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Veprimtarinë Paqeruajtëse, Herve Ladsous, nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit në të ardhmen të kontingjenteve të trupave paqeruajtëse të OKB-së në Siri.

Në Afganistan niveli i prodhimit të drogës u rrit në nivele rekord. Në këtë vend u kultivuan 5.500 ton opium.

Planet e OKB-së për zhvillimin e vaksinimit kundër poliomelitit në Sudan, të cilit duhet t’i nënshtroheshin 165 mijë fëmijë, nuk mund të realizohen për shkak të konfliktit midis autoriteteve dhe rebelëve.

OKB-ja bën thirrje që të mblidhen 297 milionë dollarë për t’i ofruar ndihmë financiare Filipineve të prekura nga tajfuni katastrofik "Haiyang", i cili është njohur si më shkatërrimtari në historinë e vendit.

Më shumë se gjysmë milioni refugjatë somalezë, që jetojnë aktualisht në Kenia, do të riatdhesohen në atdheun e tyre pasi Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët nënshkroi marrëveshjen përkatëse tripalëshe me qeveritë e Somalisë dhe Kenias.

Autoritetet amerikane kanë siguruar Sekretariatin e OKB-së se shërbimet amerikane të zbulimit nuk monitorojnë dhe nuk do të kryejnë mbikëqyrjen e kanaleve të komunikimit të kësaj organizate botërore.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi pro rezolutës për heqjen e sanksioneve amerikane kundër Kubës.

Norvegjia nuk ka ndërmend të shkatërrojë armët kimike siriane në territorin e saj, siç propozoi më parë OKB-ja, deklaroi Ministri i Jashtëm norvegjez Boerge Brende.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
4
5
6
7
9
11
12
13
14
16
17
19
20
24
25
26
27
28
30
31