×
Duma Shtetërore, 4 dhjetor 2011
Sipas të dhënave të KQZ-së të Rusisë më 10:30 të mëngjesit, sipas orës së Moskës, janë përpunuar tashmë 95,71% e votave. Partia “Rusia e Bashkuar” ka marrë 49,54% të votave.
Sipas sondazheve të zhvilluara nga VCIOM rezulton se në pozitë kryesuese ndodhet Partia “Rusia e Bashkuar”. Për të e dhanë votën e vet 48.5% e votuesve. Në vendin e dytë renditet Partia Komuniste e Federatës Ruse (KPRF) me 19.8%, në vendin e tretë Partia “Rusia e Drejtë” me 12,8%. Partia Liberal Demokratike e Rusisë fitoi rreth 11.42% të votave.Për Partinë “Jablloko (“Yabloko”) e dhanë votën e vet pak më shumë se 4,17% e votuesve. Rreth 1,1% të votave fituan Partia “Kauza e Drejtë” dhe “Patriotët e Rusisë”. Fletë votime të dëmtuara rezultuan 0.9%.
Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet për Dumën Shtetërore, në total, në gjithë territorin e Rusisë më 18:00, sipas orës së Moskës (GTM), rezultoi 50,4%, njoftoi Zëvendëskryetari i KQZ-së Leonid Ivliev.
Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet për Dumën Shtetërore - Dhoma e
Faqet (sites) e shumë burimeve ruse të informacionit dhe projekteve në ditën e zgjedhjeve në Dumën Shtetërore iu nënshtruan DDoS - sulmeve dhe u bllokuan.
Në Rusi filluan zgjedhjet për Dumën Shtetërore - Dhomën e Ulët të parlamentit rus. Vendi, territori i të cilit shtrihet në 9 breza kohorë, do të votojë pothuajse 24 orë. Fiks më 24.00, sipas orës së Moskës, u hapën qendrat e votimit në lindje të Rusisë - në Jakuti, Kamçatkë dhe Çukotkë. Të fundit do të votojnë banorët e pjesës më perëndimore të vendit - ata të rajonit të Kaliningradit.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2011
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2011
1
2
3
7
10
11
12
17
18
19
20
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31