×
nafta, Shtator 2013

Të drejtën për të nxjerrë naftë në Arktik do ta kenë vetëm kompanitë, të cilat zotërojnë metoda të likuidimit të derdhjeve nën akull dhe kapacitetet e mjaftueshme financiare, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin në Forumin ndërkombëtar "Arktiku - territori i Dialogut".

Kompania ruse "Zarubezhneft" mori autorizimin për të punuar në Iran. Kompania do të zhvillojë Khayam - një nga vendburimet më të mëdha të gazit në vend. Rezervat e gazit atje vlerësohen në 260 miliardë m3.

Sot çmimet e naftës po rriten, pasi Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan miratoi projektrezolutën e propozuar nga Shtëpia e Bardhë, e cila autorizon përdorimin e forcës ushtarake në Siri.

Autoritetet libiane kanë premtuar të fillojnë në shtator procesin gjyqësor ndaj djalit të Muammar Gaddafi - Seif al-Islam Gaddafi. Vërtetë, vetë i pandehuri nuk është ende në duart e tyre. Ai u kap nga rebelët në nëntor të vitit 2011 dhe që nga ajo kohë mbahet i ngujuar në burgun e qytetit të Zintan. Kërkesat e vazhdueshme të qeverisë për ta transferuar Seif al-Islam Gaddafi në kryeqytetin e vendit autoritetet lokale i injorojnë krejtësisht.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
3
4
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
17
18
19
20
21
22
23
24
26
27
28
29
30