|
|
Plot një çerek shekulli më parë, më 20 gusht të vitit 1988, hyri në fuqi armëpushimi mes Irakut dhe Iranit. Përfundoi lufta e përgjakshme 8-vjeçare. Sipas mendimit të ekspertëve, asnjëra nga palët ndërluftuese nuk e arriti fitoren e pakushtëzuar.
Organizata joqeveritare "Arkivi i Sigurisë Kombëtare" (ang. "National Security Archive") përhapi në Uashington një dokument, në të cilin CIA për herë të parë pranon zyrtarisht rolin e saj në grushtin e shtetit të vitit 1953 në Iran, kur u rrëzua Kryeministri i zgjedhur demokratikisht, Mohammed Mossadegh.